Mikro dhe Makro politika aktuale malazeze pas vizitës së kryeministrit në serbi

December 12, 2013   | Politika

Dacic DjukanovicShkruan Muhamet Nika

Ajo që aktualisht dihet , është se, ne shqiptarët në Mal të Zi,  jemi peng i marrëdhënieve të këqija, në nivel të Serbisë dhe Kosovës si dhe platformës agresive antishqiptare, të kultivuar nga peshkopët kishtar  të Principatës Malazeze. Falë kësaj intolerance kaq të madh, thellësisht përbuzës- tallëse dhe  asimiluese  të  princërve kishtarë, është edhe krijimi i një letërsie antishqiptare jugosllave e cila nis nga kjo kohë, duke vazhduar deri në dekadën e fundit. Për rrezikun tonë, ky negativitet, pat lindur nga letërsia popullore serbo-sllave e të shkuarës…. Kjo që ndodhi, më vonë, dëshmohet edhe  nga rezultati i një ankete hulumtuese të shoqërisë malazeze,  bërë nga agjencia “Damar”, diku gjatë vitit, 2008. Sipas kësaj ankete, në të cilën, serbo-malazezët,  duhet ti përgjigjeshin pyetjes, “ Sa prej tyre nuk i pengonte që shefin ta kishin shqiptar dhe sa prej tyre nuk do t’i pengonte që shefin ta kishin dhëndër”?! Sipas  anketës, 30 % e malazezëve, nuk do të kishin gjë kundër, po të kishin shefin shqiptar, ndërsa 90% e tyre nuk do të kishin  gjë kundër që   dhëndrin do ta kishin shqiptar. Shikuar nga ky kënd, del që malazezët, më me ëndje do të pranonin, që ndonjë politikan tonin ta kishin dhëndër se sa shef. Pra, shihet nga aeroplani, që shtratin pranojnë ta ndajnë me ne para korriges. Duket e çuditshme, por fatkeqësisht kështu rrinë punët-  Nga ana tjetër, po të ishin anketuar me të njëjtën pyetje shqiptarët, me siguri do të kishim rezultat  krejt të kundërt.

 Punët  e planit makro-politik  malazez që reflektojnë  nga raportet Serbi Mali i Zi

Shikuar punët e planit makro politik, pas vizitës që bëri kryeministri  Gjukanoviq, në Serbi,   sipas  gazetës “Vjesti” , atij atje, ia “bënë hallall”, pranimin e    Kosovës…?! Me gjithë atë, kjo nuk ka dyshim që është  një  gjë e mirë  dhe tepër domethënëse për pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi.  Këta të fundit, shikuar në planin makro, dihet se  ishin peng  i raportit të marrëdhënieve Serbi –Kosovë.  Kurse në planin mikro politik, sipas Dinoshës , ato duhet të vuajnë edhe statusin e njëanshëm të komunës së Tuzit. Sepse, gjithnjë sipas tij, po të shkëputeshin nga Podgorica, si trup votues malësoret, Gjukanoviq , do të humbiste Podgoricën. Përmbysja  që iu bë zotit Gjukanoviq, në zgjedhjet parlamentare në Podgoricë, dëshmon se ai për të mbijetuar, duhet të ndërrojë një çikë kursin politik, duke i bërë vizitë Daçiqit serb. Risi, që pritej, nga vizita, ishte ftesa e  Daçiqit për serbët  nga Mali i Zi,   që të përkrahin politikën e Gjukanoviqit edhe me votë. Nga kjo , hapet rruga, që edhe Tuzi, të bëhet komunë e plotë, dhe për respekt, Dinosha nga ambasadori, të emërohet për kryetar të saj?!!!! Por le t’i  kthehemi çështjes: Nuk ka dyshim , që kjo nuk do të ndikojë  aq fort , te opozita serbe në Mal të Zi, e cila vuan ende ethet ekstreme të  ortodoksisë  së peshkopëve serbo malazez…, por kjo , do të reflektojë pozitivisht, në marrëdhëniet e DPS-së ,me SNP-në, dhe boshnjakët, kurse shqiptarët pjesërisht do të flijohen.   Kjo gjë u hetua, edhe nga një intervistë dhënë kohë më parë , në televizionin shtetëror të Podgoricës, të kryetarit të SNP-së. Ai , nuk hezitoi, dhe u përgjigj  pozitivisht, se do të përkrahte, një takim, ndërmjet  prijësve  të ortodoksisë serbe dhe asaj  malazeze, për të bërë një pajtim kombëtar. Pajtimi aktual , dihet  që  fuqishëm do të ndikojë në “KOPENË” serbo- malazeze , gjatë diferencimit  me rastin e votimit . Andaj , mbetet që  Mandiqi si serb, duhet të rishqyrtojë pozitat e veta me epiqendrën e  vet politike të Beogradit, nëse nuk  dëshiron të martirizohet politikisht si Kilibarda një kohë.

Si duket, nga  e gjithë kjo, do të humbasë, edhe opcioni i SDP-së,  të cilit,  gjithashtu, do t’i  imponohet vetëflijimi, ngjashëm  si liberalëve independistë,  të cilëve  DPS, u  kish garantuar , që do të punojë në platformën e shtetit të pa varur  malazez në ven të asaj të shteti unitarit, po që se ata çonin dorë nga politika, duke u siguruar pension të majmë nacional të deputetit. Nëse ndodhë kjo, mbase Lideri i saj Ranko, do të  përfundojë diku, në mekanizmat e UNIONIT EVROPIAN, ashtu siç bëri, Sllavko  kur  u tërhoq  në  Prag … Se erozioni i kësaj partie , veç ka filluar, shihet që e dëshmon ,rezultati  humbës zgjedhor në Komunën e Petnicës. Përmendim  që kjo u  formua si komunë, me nisiativë dhe përkrahje të SDP-së