Si do të jetë skema potenciale e pushtetit të ardhshëm në Ulqin – “U derdh voji ra ndër lakna” ?!!!

December 12, 2013   | Lajmet / Vijesti, Opinione

PARTIT-POLITIKE-ULQIN-1Nga Muhamet Nika

Fillimisht, boshti i ardhshëm republikan i pushtetit, DPS-SNP , boshnjakët dhe shqiptarët, me kusht  në se  shqiptarët,  s’mund ta fitojnë  destrukcionin e vet, çka është krejt besueshme, atëherë  boshti i përmendur, realisht, do të aplikohet në këto zgjedhje  lokale në Ulqin.-  Kur themi shqiptarët , realisht mendojmë në Udsh-në…

Befasia e këtyre zgjedhjeve, përafërsisht do të jetë kjo: Forca , mund të shënojë rënie , por jo të ndjeshme,dhe s’do të rrezikojë  primatin e vet politik. Partia Demokratike, çuditërisht do të përsërisë rezultatin e zgjedhjeve të kaluara, pas rritjes së numrit të votave, jashtë Anës së Malit, e cila pritet të mbulojë ndonjë rënie të vogël atje. SDP, do të shënojë humbje  të ndjeshme, kurse “Pozitivna”, nuk do të ketë ndonjë rritje që mund të pritej. Atëherë , enigma e parë që do të zgjidhet,  vetë vetiu është puna e kuvendit të ardhshëm,  që do të kryesohej nga SNP-ja(kuptohet  serbo-malazias). Me këtë ata do të pranonin pozitën e të “Dytit” në pushtet, të refuzuar që në kohën e Bardhit, e cila u ish ofruar, si dhe disa nga pozitat tjera në sektorin publik…?!Kurse enigma e dytë , që ka të bëjë, me kryetarin e komunës, e përsërisim, në se mungon” ujdia”, ndoshta pas përsëritjes së zgjedhjeve dhe rezultatit…, nuk ka dyshim që  Millo, s’do të përzihet,  në  punë të “ Njëshit”. Çdo kush duhet ta heq nga mendja, që kryeministri-shteti, në këtë rast,  do të pranojë të  sundohet pa anamalas duke përsëritur periudhën nga  81-shi e  deri në vitet 90. Ai do të përpiqet, të ruaj autoritetin e vet dhe të  çdo njërit kandidat të grupimeve, duke  ofruar, si zgjidhje kompromisi, me siguri, ndonjë  kandidat të përafërt për grupimet nga ana e biznesmenëve boshnjakë që punojnë në Ulqin dhe  që janë të afërt me  qarqet e  Millos. Të gjithë kësaj  ,  për  shtet , do t’i thonë “U derdh voji  ra nër lakna”, e “suetat(namuzet) “ e politikanëve lokalë, do të  kënaqën  duke  festuar humbjen si  fitore, ashtu, siç e bënë , me rastin e shkurtimit të mandatit të Kuvendit  në  Ulqin, duke lënë në pushtet  “shëndosh si molla” ekzekutivin….”