Miliq: Ndalohen pasojat mjekësore të grevës së urisë

December 15, 2013   | Kulturë / Kultura

Srdjan-Milic-Ulcinj-1Partia socialiste popullore ka deklaruar që të shtunën vonë në mbrëmje, mbas vizitës së grevistëve të Qendrës për kulturë dhe thirrjes së tyre të flas me ministrin e financave të Qeverisë së Malit të Zi, kryetari i kësaj parti Srgjan Milliq ka biseduar me ministrin e financave në Mal të Zi dr. Radoje Zhugiq.

Srdjan-Milic-Ulcinj

“Bashkërisht është gjetur zgjidhja në mënyrë që menjëherë të parandalohen çfarë do lloj pasojash për shëndetin e grevistëve. Në pajtim me këtë zgjidhje, në llogarinë e komunës së Ulqinit të hënën me 16 nëntor do të paguhen mjetet e kërkuara, duke respektuar plotësisht ligjin”, theksohet nga PSP-ja dhe shtohet që kryetari Milliq me këtë rast falënderon ministrin Zhugiq për mirëkuptimin e situatës dhe sjellje profesionale dhe njerëzore.

Burimi: Ul-info