Nika: Greva e urisë në Ulqin – skenarë përfitimi i poenave politikë

December 16, 2013   | Lajmet / Vijesti, Opinione

MILIQ-CUNGUShkruan : Muhamet Nika

 

 Skenari i grevës së urisë në qenren e kulturës në Ulqin

– Skenarë  përfitimi i poenave politikë

Kur punëtorët e Shtëpisë së Kulturës  në Ulqin, hynë  në grevë të urisë,  për mos pagesë të rrogave, atë herë askujt nuk ia mori mendja , që  punëtorët grevistë , do të viheshin në dispozicion të  skenarit të SNP-së. Mirë po erdhi momenti  dhe  është  duke u parë gjithnjë e më  qartë, se e gjithë kjo, ishte  përgatitur , mirë nga ana e  DPS-sit republikan. Përcaktimi  punëtorëve grevistë që të ftojnë kryetarin e SNP-së Miliqin , për  t’iu qarë hallet  dhe për të  ndërmjetësuar, “me sukses”,në ministrinë e financave, në vend të një faktori tjetër politik, dëshmon , që DPS, partnerit të ri të kualiciaonit të ardhshëm në republikë, që tashti,  ka vendosur, ti jap një infuzion politik në Ulqin , kuptohet për mes zgjidhjes së kënaqshme të këtij problemi.  Pozitat politike të SNP-së dukshëm janë forcuar. Pas kësaj , që  ndodhi, mendoj, që partitë nacionale, të pozitës dhe opozitës, nuk kanë fort , përse ”të qahen” për grevën, sepse nuk  e kanalizojnë  dot, situatën  me punëtorët, kështu që ata atje e kanë humbur besimin..

Kemi cekur edhe më herët, që pas vizitës së presidentit, Gjukanoviq në Serbi, dhe sidomos ftesa që Daçiq, u bëri  votuesve serbë  në Mal të Zi, për të votuar  partinë e kryeministrit, dëshmon se kursi i makro-planit politik i   Millos, veç ka ndryshuar.

Thuhet që gjërat po i trazove një herë, kurrë më nuk kthehen  në gjendjen e parë.  Nga kjo është krejt e logjikshme që nëse ndërroi makro plani i kursit politik në nivel të Malit të Zi, ai do të ndërrojë edhe në Ulqin.  Reflektimi është i pashmangshëm. Nga rrjedha e makro planit politik –partitë shqiptare në pushtet në Ulqin, na ha mendja që, në të ardhmen,  nëse nuk dalin të forta si blloqe,  në vend të  SDP-së, tashti do të kenë SNP-në për partner.

Sipas nesh , gjërat në politikë, duhet marrë,ashtu siç  janë , por të bëhet përpjekje, për t’i bërë ashtu si na konvenon ?! Kjo që cekëm, lidhët  me  atë që deklaron Forca, kur thotë:   se   ajo nuk e ka të qartë,  që “si  greva po keqpërdoret nga  disa subjektet politike, dhe përse , punëtorët nuk u çuan në grevë gjatë vitit 2011, kur gjendja në kolektiv  ishte edhe më alarmante”, mendojmë që atëherë,  greva nuk ndodhi, sepse  nuk kishte  si të ndodhë, sepse Sindikata e Qendrës për Kulturë në Ulqin, nuk ekzistonte dhe e vetmja vulë e institucionit, ishte ajo e shtëpisë së kulturës.  Ç’ është  e vërteta edhe atëherë pati disa lëvizje për grevë, por dështuan. Dhe  së dyti, atëherë, siç cekëm më lartë, ishte  ende pa ndërruar agjenda e partisë në pushtet . Asaj në këtë kohë  i mjaftonte SDP-ja, idipedentiste për të ruajtur karriget  në nivel republikan. SNP-ja në Ulqin nuk ish sferë e interesimit të saj. Davinçi, deklaronte se  teoria e suksesit, bazohet , në të kuptuarit, që çdo gjë është e lidhur me çdo gjë?!

Me gjithë atë,  nga ana e tjetër, ne e kemi ende të pa qartë, përse Forca , si parti, në pushtet, nuk arriti t’i  përvetësojë  punëtorët e këtij institucioni si anëtarësi, kur një gjë e tillë është krejt  e zakonshme për partitë që kanë pushtetin.  Për shembull, dy komunalët veç e bënë këtë, dihet se bastion të kujt janë….?! Tu paguash , për dy vjet 25 rroga dhe sërish dikush të kërkojë dorëheqjen tënde, kjo  nuk ka se si të kuptohet, përveç  asaj se  “ai “që ta kërkon është bërë “vegël “  politike e dikujt tjetër.

 Snp-ja synon parlamentin ,Kulturën dhe Ujësjellësin në përbërjen e re…

Po duket se SNP-ja, për dallim nga  SDP-ja ,”modeste”( të cilës i interesonin vetëm planet urbanistike…), ajo përveç kulturës, në të cilën” fitoi legjitimitet…”,  në zgjedhjet lokale  që pritën,  ndoshta  mund të ketë ambicije,edhe për kryetarin   e parlamentit,   dhe gjithqysh Komunaliet-Ujësjellësin,…. Shefi i  klubit të kësaj partie, u pa qe në kuvend, përveç se  kritikonte kohë pas kohe, udhëheqjen e kulturës, atij, duke shkelur të gjitha procedurat, jashtë pikës së rendit të ditës, i lejohej  nga Kryetari i Kuvendit të Ulqinit, Z.Mustafa , të bëjë masakër mediatik, duke kritikuar për 25 minuta pa ndalje  keqpërdorimet e bëra në ndërmarrje nga ish drejtori i saj  Fatmir Gjeka, në mënyrë të njëanshme.  Madije,  ai publikoi një listë emrash të cilët kishin përfituar ndihma nga ndërmarrja, në prag të fushatës së kaluar. Gjuha shkon aty ku dhem dhëmbi thotë një fjalë popullore, mirëpo nëse ishte e qartë, çfarë donte, me këto sjellje teatrale,  këshilltari i SNP- së , në kuvend,  kur sulmonte, nga ana tjetër, nuk dihet, ku  “i dhimte “ dhëmbi , vetë  kryetarit të parlamentit, z. M.Mustafës ,që e lejonte, atë, të fliste pa kriter. Kurse sa për mundësitë e organizimit të  grevës në Ujsjellës,   që ,  qarkulluan(para dy javëve), nga disa  “militantë partishë”, e cila dështoi. S’ka dyshim që këtu, në këtë ndërmarrje, mund të thuhet, që  Partia Demokratike, kishte më tepër ndikim te punëtorët e ndërmarrjes, se sa Forca, në Shtëpinë e Kulturës .