Kontrabandonin nafte e alkool nga Mali i Zi ne Durrës me peshkarexhe – Video

December 17, 2013   | Rajoni / Region

Peshkarexha ILIRIA-DurrësDURRES-  Brenda 2 muajsh, nga Mali i Zi janë futur në Shqipëri 80 mijë litra naftë kontrabandë. Tre peshkarexha sillnin naftën kontrabandë në portin e Durrësit dhe më pas ajo nxirrej në sasi të vogla nëpërmjet automjeteve te ndryshme dhe çohej në disa pika të vogla te shitjes së karburantit në Shijak dhe Durrës. Jo vetëm kaq , peshkarexhat transportonin dhe pije alkoolike kontrabandë të cilat më pas shiteshin në qendrat tregtare TEG E QTU të Tiranës.

“Dallga”, operacioni i policisë së qarkut të Durrësit ka vënë në pranga 8 persona, 1 është në hetim në gjendje të lirë ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim për akuzën e “Kondrabandës me mallra qe paguhet aksizë”.

Nga hetimi dymujor i ndërmarrë nga Sektori Kunder Krimit Ekonomik Durres rezultoi se të arrestuarit e në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe realizuar kontrabandimin e sasive të konsiderueshme të naftës dhe pijeve alkoolike.

“Gjatë periudhës së hetimit është provuar se janë kontrabanduar rreth 80.000 litra naftë.”- thuhet sot në njoftimin për shtyp të policisë së Durrësit.

TE ARRESTUARIT
Sipas policisë personat funksiononin në formën e grupit të organizuar. Tre prej të arrestuarve janë pronarët e peshkarexhave,  ndërsa të tjerët janë transportuesit dhe shpërndarësit në treg.

Zyhra Vokshi, 60 vjece, banuese ne Durres, me arsim te larte, e punesuar ne biznes privat.
Ahmet Masha, 30 vjec, banues ne Durres.
Ardian Cani, 38 vjec, banues ne Durres, i denuar me pare per veprat penale “Kondrabandes me mallra qe paguhet aksizw”.
Emiljano Kuçi, 32 vjec, banues ne Durres.
Eugen Hysa, 37 vjec.
Irgen Balla, 33 vjec, arsimi i larte, profesioni Inxhinier, banues nw Durrws.
Arber Çerkini, 26 vjec,banues ne Durrës.
Altin Imeraj, 20 vjec, banues ne Durres.

Po keshtu filloi procedimi penal ne gjendje te lire per shtetasin :
1. E.O, 40 vjec, banues ne Durres.

NE KERKIM
Fundim Masha, 29 vjec, banues ne Durres.
Kujtim Brahimi, 50 vjec, banues ne Durres.

SI REALIZOHEJ KONTRABANDA
“Nafta sigurohej në portet e Malit te Zi nga tre peshkarexha,  në cilat mbushnin ne kapacitet maksimal depozitat e tyre, sasia prej 20.000 litra nafte secila; ankoroheshin në Portin e Durresit dhe gjatë ditëve që qëndronin aty kjo naftë nxirrej në sasi të vogla nëpërmjet automjeteve te ndryshme te sajuara me cisterna dhe depozita në brendësi të tyre, me qellim shmangjen e detyrimit doganor. Me pas karburanti  çohej në disa pika të vogla te shitjes së karburantit në Shijak dhe Durrës, të cilat janë goditur gjatë këtij operacioni.”- thuhet në njoftimin e policisë.

KONTRABANDE DHE PIJET ALKOOLIKE, SHITESHIN TE TEG E QTU
Nuk kontrabandohej vetëm nafta, policia e Durrësit informon se njëra prej të arrestuarve, Zyhra Vokshi, e cila ishte pronare e dyqaneve në qendrat tregtare TEG dhe QTU mirrte verën në Mal të zi dhe e shiste në dyqanet e saj në dy qendrat tregtare.

“Paralelisht me naftën e arrestuara Zyhra Vokshi  kontrabandonte edhe pijet alkoolike, kryesisht verë të cilën e shiste ne dyqanet e saj në qendrat tregëtare TEG dhe QTU. “

HETOHET DHE IMPLIMIKI I ZYRTAREVE
Policia e Durrësit informon se po hetohet dhe implikimi i zyrtarëve dhe autoriteteve te ndryshme shtetërore në realizimin e kësaj kontrabande.
Operacion u krye ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durrës, dhe Forcen e Posacme operacionele ne Drejtorine e Përgjithshme të Policisë Shtetit. Dosja i ka kaluar Prokurorise Prane Gjykates Shkalles Pare Durres, per hetim te metejshem per veprën penale të ”Kondrabandes me mallra qe paguhet akcize” te parashikuar nga neni 172/25 i Kodit Penal.

NE SEKUESTRO
Sekuestrohen 3 anije peshkimi: Rovato, Iliria dhe Ernaldo
sekuestrohen 11 automjete
sekuestrohen 3000 litra nafte
10 cisterna plastike
110 arka me vere

Burimi: Shqiptarja.com

YouTube Preview Image