Nuk janë shqiptarë, por këndojnë shqip më mirë se ne! – Video

December 18, 2013   | Kulturë / Kultura

Mjeshtri i fizarmonikës Raif Hyseni tregon për amerikanët e apasionuar pas muzikës dhe këngës shqiptare

Grupi-Amerikan-kendon-shqip

Nga Ruben Avxhiu

Në një intervistë për gazetarin Beqir Sina, botuar nga agjensia e lajmeve INA, mjeshtri i fizarmonikës Raif Hyseni tregon për grupin e jashtëzakonshëm të amerikanëve të apasionuar pas muzikës, që këndojnë këngë të bukura popullore e që të habisin me mënyrën se si kanë përvetësuar virtytet e folklorit tonë kombëtar.
Pak kush ka bërë aq shumë për prezantimin e muzikës dhe folklorit shqiptar në SHBA sa Merita Halili dhe Raif Hyseni me orkestrën e tij. Në seminare e festival muzikore, në festa multietnike e debate folklorike, dyshja nga trojet shqiptare jo vetëm që ka paraqitur vlerat e muzikës sonë, por edhe ka ofruar argument për autencitetin e melodive të ndryshme popullore shqiptare autorësia e të cilave pretendohet edhe nga vendet fqinje.
Po përveç prezantimeve të shumta vit pas viti në ngjarje ndërkombëtare të muzikës, spikat “shkolla” e tyre informale e mësimit të magjisë së muzikës shqiptare për të huajt e interesuar.
Rreth tre mijë vetë nga vende të ndryshme të botës, nga SHBA, Australia, Japoni, etj kanë provuar deri tani mentorimin e tyre muzikor. Një udhëtim që siç thotë Raifi për gazetarin Sina, filloi me dy studentë të vetëm.
Raif Hyseni's Albanian American Ensemble

Po vështirë të gjesh diçka që të të lërë më shumë mbresa se sa grupi i gjerë muzkor i njerëzve që e vetmja lidhje që kanë me Shqipëria është dashuria e tyre për folklorin e saj. Nëse nuk keni parë ndonjë nga videoklipet e tyre në internet, mos humbni kohë për ta bërë (një mundësi e keni edhe në këtë faqe duke klikuar në videon e postuar).
Grupi bëri bujë kur u shfaq për të kënduar në festivalin e përvitshëm folklorik që organizon Kisha Katolike Zoja e Shkodrës në Neë York. E vërteta është se edhe shumë shqiptarë në SHBA nuk e dinë për këtë grup e punën e madhe që është bërë për krjimin e tij.
Për më shumë lexoni intervistën e botuar nga agjensia INA.

illyriapress

YouTube Preview Image

Beqir SinaBeqir Sina

INA : Fillimisht një koment lidhur me sminarin folklorik Taxas TIFD-së 2013
R. Hyseni : Ishte her-a e parë që ne ishim të ftuar në këtë seminar. Ky seminar (workshop) është themeluar në vitin 1950, që nga ky vit është krijuar takimi apo seminari tradicional – që mbahet për çdo vit në javën e Falenderimeve (Thanksgiving) të çdo muaji Nëndor të çdo viti. Ne na shoqeronin edhe dy vallëtarët Amerikan, Steven dhe Susan Kotansky, që mbajtën leksione për vallet Hungareze dhe ato Shqipëtare.

INA: Raif çfarë mund të na thoni rreth atij koncertit në se do të quanim kështu, pra të Ansamblit shqiptaro-amerikan në Texas Camp TIFD-së 2013, të udhëhequr nga ju dhe Merita Halili ?

R. Hyseni : Në Texas na pritnin rreth 80 student, këngëtar, muzikantë, valltarë, studiues dhe adhurues të muzikës Shqipëtare. Si zakonisht unë ju mësoj pjesën instrumentale të këngëve dhe valleve dhe e dirigjoj Ansamblin, ndërsa Merita ju mëson këngët, d.m.th shqiptimin e teksteve, këndimin e tyre, dialektin së bashku me kuptimin e këngëve të përkthyera nga gjuha Shqipe në Anglisht, ndërsa Steve Kotansky, ju mëson vallet, nga vijnë si kërcehen, si dhe historikun e tyre.

INA: Në mos gabohem kjo nuk është her-a e parë që ju dhe Merita organizoni ngjarje të tilla muzikore me Ansamblin shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës !

R. Hyseni : Po! është e vërtet, jemi në vazhdën e realizimit të një plani gati 20 vjeçar që kemi bërë unë dhe Merita, dhe juve e dini që çdo rrugë e re, është e vështirë dhe gjithmonë në ndërtim, edhe ne jemi në ndërtim e sipër.

INA : Për herë të parë me këtë Ansambël u kemi parë në Festiavlin Folklorik të Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, ku ju u prezantuat me një potpuri popullore të këngëve “”Ti ti ti matanë, Laje – Laje kryet si rosa, Çësht ma bukur në kyt bot, Oh ku po shkon moj rrushja e lalës”, dhe përsëri ju keni zgjedhur një potpuri tjetër. Përse, këto potpuri a mos vallë është me lehtë për t’i mësuar nga muzikanët Amerikan ?

R. Hyseni : Më vjen shumë mirë që juve ju ka ra në sy kjo dukuri, dhe se juve jeni i pari gazetar që i keni dhënë vëmendje. Ngase koha gjatë seminarit është e shkurtër d.m.th një javë, në punojmë shumë që të nxjerrim në pah vlerat e muzikës tonë, shumë të pasur, dhe e shrytëzojmë këtë rast në maksimum që patjetër të përfshihen të gjitha vendet ku Shqipëtarët jetojne sot në Ballkan, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri, dhe ky relief edhe gjeografik , po ashtu edhe relief gjeo-muzikor e bën shumë më tërheqës edhe vet studjuesin Amerikan.

INA : Sa e vështirë është të krijoshë një Ansambël shqiptaro-amerikan në Amerikë, me muzikan amerikan ?

R. Hyseni : Juve e dini më mirë se unë që asgjë nuk është lehtë, as juve nuk e kishit të lehtë t’i bëni këto pyetje, po e marr si shembull. Në fillim Merita, ka pas vetëm dy student, unë asnjë, pastaj vetëm me punë, sinqeritet, sakrificë, korrektësi, dhe impenjim arritëm që t’a bëjmë Ansamblin më të madh në krejt Amerikën që luan muzike Shqipëtare me 130 anëtarë.

INA : Z. Raif, ju jeni krijues dhe udhëheqës artistik i këtij grupi. A mund të na flisni diçka mbi fillimet e këtij grupi ? dhe si ju lindi kjo ide ?

R. Hyseni : Në fillim Merita jepte këngët, ndërsa unë vetëm fis-harmonikën. Me punën që bëm numri i adhuruesve tanë filloj të rritet kështu që unë propozova, që të jap dy klasë, atë të fis-harmonikës, si dhe klasën e Ansamblit. Deri me tani në Ansamblin tonë kanë mësuar rreth 3000 apo më shumë student nga Amerika, Japonia, Australia dhe Europa.

INA : Sa janë të integruar në muzikën popullore shqiptare, këta muzikan amerikan ?

R. Hyseni : Janë shumë. E njofin muzikën tonë, vallet, traditat, kulturën, historinë, mentalitetin, muzikën e politikën.

INA : A ju pëlqen atyre muzika jonë popullore ? dhe çfarë i tërheq më shumë ?

R. Hyseni : Po, ju pelqën shumë. Në fakt pëlqejnë edhe muzikën e kombeve tjera në Ballkan. Me së shumti ju pëlqen origjinaliteti pa marrë parasysh si ndërtim muzikor, krahinor apo regjional. E pëlqejnë vlerën, e çmojnë vlerën, e respektojnë vlerën, e promovojnë vlerën, dhe padyshim që e ruajnë atë.

INA : Ç’farë mesazhi përcillni me Ansamblin shqiptaro-amerikan në këto festivale?

R. Hyseni : Mesazhi është shumë deminsional. Për shembull, pasuria, vlerat, historia, tradita e një kombi të lashtë siç jemi ne. Për ata që mendojnë që muzika popullore, folklorike nuk ka vlerë le të marrin mësim nga ky Ansambël. Në Ansamblin tonë të Kalifornisë, ka luajtur me ne në kontrabas edhe ish basisti i Madonës, pastaj muzikant të njohur të jazzit, muzikës klasike e të lloj lloj zhanrëve. Mesazhi është më domëthënës dhe ja rrit vlerat këtij Ansambli – kur vitin e kaluar kishim rreth 12 fëmijë Amerikan të moshave 5-13 vjeç që këndonin Shqip. Do të vijë koha që një ditë Shqipëtarët nga Europa do të vijnë të mësojnë muzikën e tyre kombëtare në Amerikë.

INA : Në të dy festivalet, kostumet e Ansamblit janë kuq e zi apo edhe me shqiponjën dy krenare natyrishtë që është shumë domethënëse dhe emocionale. Ky është edhe mendimi juaj besoj apo jo!

R. Hyseni : Po, natyrisht që Shqiponja do të fluturoj sa të dojë, ku të doj, sa herë të doj deri sa të ketë Shqipëtar në këtë planet. Unë që i ri kam pas dëshirë t’i tregoj botës që ne kemi vlera, por nuk kemi pas mundësi t’i shpalosim, promovojmë, dhe t’i ndajmë me poupjt e civilizuar për shkaqe politike. Shansi i parë që mu dha unë së bashku me Meritën, shokët, dhe miqt e mi Amerikan e bëra këtë ëndërr realitet. Në bluzën me Shqiponjën dykrenare, unë e kam shkruar një thënie “ Where music starts and never really ends”, “ Ku muzika fillon, dhe në të vërtet kurrë nuk mbaron” Albanian-American Ensemble.

INA : Gjatë këtyre aktiviteteve tuaj në SHBA a mund të na flisni diçka mbi aktivitetet e tjera kryesore ku keni marrë pjesë me grupin tuaj artistik dhe a keni marrë ndonjë çmim?

R. Hyseni : Ky Ansambël tani për tani ka karakter edukativ, promovues, mirëpo anëtarët e këtij Ansambli marrin pjesë në festivale të ndryshme, si dhe përfaqësojnë muzikën Shqipëtare në Universitete, Kolegje, dhe festivale të ndryshme të Amerikës.

INA : Së fundi : Cilat janë projektet e Ansamblit shqiptaro amerikan tuaj për të ardhmen?

R. Hyseni : Në 20 vitet e ardhshme në çdo shtet të Amerikës të ketë nga një Ansambël Shqipëtar të përbër nga muzikanët Amerikanë.