Promovimi i bukurive dhe begative natyrore të Ulqinit – Video

December 18, 2013   | Turizmi / Turizam

MARUBI ROUTE PHOTO TREKKING

Në kuadër të projektit Marubi – Një model bashkepunimi per promovimin e turizmit mes Shkodres dhe Ulqinit, si pjesë e promovimit të bukurive dhe begative natyrore të Ulqinit, shenjat rrugore dhe pllaka informuese u instaluan përgjatë 8 shtigjeve malore në mes të Ulqinit dhe Shkodrës. Shtigjet gjithashtu u pastruan dhe u shenjëzuan. Pllakat me toponime u vendosën përgjatë shtigjeve, për senjalizimin e caqeve me rëndësi. Si aktivitet kryesor i kësaj pjese të projektit të emëruar “Marubi Route Photo Trekking” kemi shetitjet nëpër nytyrë, she fotografimi i pamjeve impresive dhe caqeve tjera interesante, që mund të hasen përgjatë shetitjes nëpër këto shtigje – një fuzion i përkryer i natyrës dhe fotografisë.

Experience Natural Beauties of Ulcinj-Montenegro
Si pjesë e promovimit të “Marubi Route Photo Trekking” – janë instaluar shenja rrugore përgjatë rrugës kryesore për çdo shteg, duke inkuadruar parrullën promovuese “Experience Natural Beauites of Ulcinj”. Krahas kësaj, u printuan broshura me hartë në brendësi, në të cilën paraqitet çdo shteg në detaj. Çdo shteg Brenda broshurës ka QR Code-in pranë, gjë që tregon pozitën e çdo shtegu në Google Maps, nëpërmes të skanimit me Smartphone. Këto broshura do distribuohen nëpërmes info-punkteve të Organizatës Turistike të Ulqinit, me qëllim të promovimit të turizmit malor, gjegjësisht turizmit “Outdoor”.

YouTube Preview Image