Nika: Si ta kuptojmë ose ta bëjmë një analizë?!

December 20, 2013   | Shtypi / Mediji

Muhamet-NikaPolitika si art i të mundshmes dhe çfarë thoshte Lasgushi

Dihet, se sipas një thënie filozofike, për politikën vlen definicioni , se : “ Politika është art i të mundshmes…”, pra e asaj që nuk pritet të ndodhë dhe ndodh. Kështu, kur atë e zbresim , në rrafshim e artit, atëherë, për të arsyetuar do analiza , personale që s’po u parapëlqejnë fort disa personave të FACEBUKUT,  për tu nxjerrë, nga atmosfera, që krijohet, po arsyetoi ,  sipas logjikës , së poetit, Lasgush Poradeci, i cili, për artin thoshte: Njerëzit , ndahen në ata të cilët, e krijojnë artin,në ata të cilët e përjetojnë artin, dhe në injorantët e artit. Ne që e krijojmë artin, nuk kërkojmë prej injorantëve, ta përjetojnë  atë, por të na lënë të qetë në punën tonë. Ashtu, si ç e kanë , shpesh herë, të vështirë artistët, komunikimin e gjerë, kjo ndodhë edhe me politikanët. Në këtë aspekt mistikët, kanë një qasje tjetër të komunikimit me turmat

Çfarë thonë sufitë

 Edhe pse, për vete, jam ithtar i praktikës profetike, kujtoj, që  mistikët  në islam-sufitë(ndikues të parë në  filozofinë  sofiste greke), rreth metodës së komunikimit me turmat, preferojnë  të aplikohet, metoda e afërsisë së njerëzve me Zotin xh.h..  Sipas tyre ,jo të gjithë njerëzit, janë një lloj të afërt me zotin, dhe se çdo njëri ka rrugën*tarikatin e tij…Ata cekin, që njerëzit, në raport shpirtëror me zotin , janë të vendosur në formë të rrathëve koncentrikë, të cilët fjala bie , krijohen nga hedhja e gurit në ujë. Sipas, këtij shpjegimi, del që jo të gjitha valët , në ujë, janë një lloj, të larguara nga qendra, kurse nga kjo del se në varë si  , prej distancës që kanë njerëzit , me qendrën, kushtëzohet edhe aftësia, për të kuptuar folësin( mendimtarin). Ata, edhe bisedën , preferojnë ta bëjnë, në formën e rrathëve koncentrikë, kurse nga kjo , kemi, që, ta zëmë , një bisedë, fjala bie, prej10 minutave, e bëjnë, me fjali , nënrenditëse, renditësh, metaforike dhe simbolike, duke i kënaqur të gjithë rrathët koncentrikë të turmës. Dhe konkretisht,  kohën e  ndajnë kështu: 5 minuta, për të kënaqur ata që nuk kuptojnë dhe janë” në valën e fundit “- për ata jashtë valëve as që harxhojnë “nefes”, zakonisht  këta ,janë  numerikisht më shumë. 3 minuta, për të kënaqur të tjerët, që kuptojnë  më shumë, dhe  që janë në mes, 2 minuta për ata mirë të informuarit, kurse 1 minutë  për ata që janë super mirë të informuar. Nga kjo , kuptojmë se çështja, nuk është si metodë tepër e thjeshtë, por është e vetmja mundësi për komunikim. Jezusi ,  ( Isaja a.s),  të cilit iu dha aftësia e të folurit përmbledhës- metaforik, mësonte:  “MË VËSHTIRË E KAM PASUR  TË BINDI BUDALLËN SE SA TË NGJALLI TË VDEKURIN”. Kuptohet, që të folurit metaforik e me shumë kuptime, gjatë kohëve, u hynte në punë të diturve , të shpëtonin nga injorantët.

Si duken shkrimet  e njëmendta analitike*ata të portaleve

Në fillim,shkrimi, duhet të ketë një informacion të shkurtër, sipas parimit , ku si , pse. Pastaj, të ndjekë, trajektoren  e qartë  shkak- pasojë, dhe detyrimisht, të jetë  i çliruar nga gjuha urrejtëse dhe  ajo bombastike. Tonet e ashpra, nga një herë, dinë të jenë vetëm kamuflim i sterilitetit të analistit. Gjuhën e tillë, shpesh herë e ndeshim te disa gazetarë  lokalë konformistë  të mjedisit tonë, të cilët  përfundojnë si grindavecë.

Frojdi,  tërhiqte vërejtjen,  se gjuha e forcës, te injorantët e masës, krijon përshtypjen se fjala është për drejtësi…., forcën ata e ngatërrojnë shpesh me të drejtën. Kjo , gjuhë , zakonisht, dominon në komente televizive, dhe kryesisht, pëlqehet nga partitë, sepse gjuha e komenteve të tilla, depërton shumë lehtë në masa, madje pëlqehet edhe prej analfabetëve. Ajo , duke qenë si  tillë, njëkohësisht , arrin dhe i  kënaq të gjitha shqisat, që injoranti- analfabeti ka  aq shumë nevojë për të kuptuar. Unë në jetën time, kam bërë , vetëm një herë ,  në TV  Teutë,  një koment, me një gjuhë bombastike dhe urrejtëse, kur isha i detyruar , të reagoi në do shkrime të Cangës dhe Abazoviqit, në prag të fushatës së shkuar lokale dhe këtë me vetëdije….?!!!

Ku qëndron  “hilja” e  analistit.

Në fillim, analisti i mirë, nuk do t’ia dijë fare ,  çka mendojnë  të  tjerët , për opinionet  që shpreh a në analizë. Si duket, ai është vetë kuadër , të formojë opinione pozitive rreth asaj që  vetë mendon se duhet të jetë objekt opinioni- studimi. Së dyti, ai tallë dhe përqesh, gazetarët konformist, dhe vë në pah , në mënyrë objektive  të metat e burokracisë. Thjeshtë, ai  nuk i tregon popullit, atë çka duhet, por atë çfarë masa dëshiron e që nuk e bënë  një gazetar regjimxhi. Së treti, ai nuk dëshiron të zbres, në nivelin e lexuesve të padurueshëm, të Facebokut, për të cilët, është i vetëdijshëm , që pjesa më e madhe e tyre, është me paragjykime( bindje paraprake), mbi të cilat ata flasin…., pra thjeshtë, shihet se  nuk kanë pasur as durimin që ta lexojnë opinionin e shprehur, për të cilin zhvillohet debati. Thjeshtë, tek ai, funksionon njëkohësisht truri i  vogël(që jep komandën – bëje) dhe truri i madh ( që jep komandën- zgjidh , mundësh apo  s’mundësh e vepro)?!!!

Në fund cekim se ai  duhet të ketë informata “komprometuese” për kundërshtarin e opinionit të vet…, ta  vërë, me mjeshtëri, në dijeni,  përmes shkrimit , vetëm atë,  që  disponon me  gjëra të pahijshme, dhe që , po desh mund t’ia keqpërdor ë….Ose edhe më qartë , ai  duhet të dijë të shohë dhe analizojë, anët e mira dhe anët e këqija, të subjekteve që janë objekt i tij, bile,  më mirë se vetë ata. Kur atij  i  “ tekët”, flet për të mirat e asaj që trajton në opinionin e vet-Dhe thotë të vërtetën , dhe kur i “tekët”, flet për të këqijat e objektit që trajton, dhe sërish  i bie të thotë të vërtetën….Kështu   që  edhe shoqëria , ka nevojë për ta edhe pse , shpesh herë injorohen .

Muhamet Nika