Performanca e Dritanit ne The Voice of Albania

December 21, 2013   | Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti

Dritan-Maraj-The-Voise-AlbaniaFinalistet ne fokus: Dritani

“Kush thote se e rendesishme eshte te marresh pjese, nuk eshte i sinqerte”

Dritani eshte nje nga ata konkurrente qe te ben per vete ende pa filluar te kendoje, me thjeshtesine dhe embelsine e tij. Ne kete interviste, ai tregon emocionet e sfides me mikun e tij Edmondin, ambicien per fitore dhe vleresimin per mbeshtetesit e tij.

– Dritan je pjese e neteve Live. si ndihesh?

Per mua eshte si nje beteje e vertete emocionesh pozitive, ashtu edhe nxitjeje per nje sfide te re.

– Pas performances se fundit ti u shprehe se ‘ishte sfide e veshtire’. Kjo per faktin se kenga ishte e veshtire apo per faktin se Edmondi pervec se konkurrent, ishte edhe miku yt i mire?

-Qendron shume fakti qe kenga ishte super e veshtire, por edhe ajo qe ne fund me mberthyen emocionet. S’kisha fuqi ta gezoja tamam momentin se kisha si sfidantin tim nje mik. Nje pjese imja po perjetonte humbjen.

– Edmondi ishte nje nga konkurrentet qe ka pasur shume ‘fansa’ ne rrjetet sociale, pate frike se mos e humbisje ate sfide?

Jo! Fansat jane shpeshhere problematike sepse nuk jane gjithmone perzgjedhes. Mendoj se kudo ndodh qe konkurrente te cilet kane cilesi te mira, te dalin jashte loje vetem per shkak te tendencave me te reja qe ofrojne kundershtaret. Une vleresoj me teper thjeshtesine dhe kualitetin.

– Si e vlereson Almen si trajnere?

Shume profesionale, e afert, si nje prind i dyte!

– Si more pjese ne ‘Voice’?

E pashe ne Facebook statusin qe po mbahej audicioni ne Ulqin, s’mendova gjate dhe shkova.

– Aspiron fitoren?

Cdokush qe hyn ne nje gare, hyn per te fituar. Ata qe thone e rendesishme eshte te marresh pjese besoj s’jane te sinqerte. Besoj ne vete, por thjesht, le te fitoje me i miri!

– Cila ka qene per ty faza me e veshtire per te kaluar?

Cdo faze e re ka veshtiresite e veta, keshtu qe i bie te jete kjo e fundit.

– Po ajo qe te ka emocionuar me shume?

Faza e pare me ka emocionuar me shume sepse pashe nga reagimet e trajnereve se me pelqenin.

– Eshte vene re se ne rretet sociale jane hapur shume ‘fan page’ me emrin tend, kjo do te thote se te duan, cfare do t’u thoje atyre qe te ndjekin?

Se pari,faleminderit! Une besoj se ata qe administrojne ‘fan page’ per mua duan kengen, muziken. Do t’u thoja se muzika eshte pjese e imja dhe pa te as une vete nuk do te isha i lumtur. Marr nje kenaqesi te madhe kur shoh se ka njerez qe emocionohen nga ajo qe une transmetoj. Shpresoj ta kem gjithmone kete mbeshtetje.
Profili i Dritanit

Kontakti i tij pare me muziken ka qene ne moshen 6 vjecare duke pjese ne aktivitete te ndryshme muzikore per femije. Me vone ka qene pjesmarres ne ‘Festivalin e Shkodres’ dhe ate te ‘Ulqinit’ ku dhe eshte vlersuar me cmime. Ka zgjedhur te vije ne ‘The Voice’ pasi i duket nje kompeticion serioz. Ai luan ne kitare prej shtate vitesh duke performuar live ne lokale te ndryshme te Ulqinit. I pelqen shume muzika RnB, Rock dhe baladat. Artistet qe vlerson me shume jane Pink Floyd, One Republic dhe Justin Timberlake.

Ecuria e deritanishme

Audicionet e fshehura
Beteja vs Besmir
Knock Out vs Edmond

 

Top Channel

YouTube Preview Image