Rovena Stefa vjen me klipin erotik – Video

December 22, 2013   | Lajmet / Vijesti

Rovena-Stefa-Sexy-HotRovena ende është në kujtimet e fansave të saj për klipin super të nxehtë ‘’Malli’’, që solli këngëtaren në një formë të përkryer, duke e bërë atë si një nga videot më të klikuara për shkak të erotikës që mbante në vete. Këto ditë pritet që ajo të sjellë një tjetër video po aq të nxehtë, fotot ekskluzive të së cilës i kemi siguruar ne, ku Stefa shfaqet superseksi në krahët e një modeli duke përjetuar dashurinë si në kohët e lashta. ‘’Klipi titullohet ‘E more për letra’, por është në vazhdimësi të videos ‘’Malli’, d.m.th. ka përmbajtje romantike erotike. Videoja është konceptuar si një përfytyrim i kohëve të lashta, ku dashuria ishte e shprehur dhe përjetuar në formën e saj më natyrale. Për çiftin në video nuk ekziston askush tjetër në botë, ata kanë njëri-tjetrin. Megjithatë, përfytyrimi për këtë jetë është pjesë e së shkuarës, sepse realiteti në ditët e sotme ështe i hidhur. Sot, problemet ekonomike detyrojnë dashuritë të përfundojnë me ndarje. Rovena-Stefa-Sexy-Hot-1

Ai martohet me dikë tjetër për dokumente, pra për letra… Ideja e videos është trajtuar në formë të filmit, ku ngjarjet rrjedhin sipas një skenari të mirëparacaktuar’’, shprehet Rovena. Ideja e muzika edhe këtë herë mbajnë firmën e vetë këngëtares, e cila po konfirmon ditë pas dite talentin e saj si kompozitore e ndërsa video si produksion i “TE ROVI Production”. Pjesëmarrja unike e Blerim Demukajt lë shenja në këtë video artistike, i cili shumë oferta të mëparshme për pjesëmarrje në video i ka refuzuar, por ideja shumë interesante e Rovenës e ka intriguar. Profesioni i tij në Prishtinë është profesor i gjuhës angleze, si dhe trajner fitnesi.

Panorama

YouTube Preview Image