Themelohet Forumi Rinor i Partise Demokratike

December 22, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Themelohet Forumi Rinor i Partise Demokratike-Ulqin-1U themelua Forumi Rinor Demokrat 

Sot, në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit u mbajt Kuvendi Themelues i Forumit Rinor Demokrat (të Partisë Demokratike), në të cilin morën pjesë 110 delegatë.

Kuvendi miratoi Programin dhe Statutin e FRD-së.
Themelohet Forumi Rinor i Partise Demokratike-Ulqin

Delegatët zgjodhën kryetar të Forumit Rinor Demokrat z. Ajet Zaga dhe Këshillin Qendror të cilin e përbëjnë kryetari dhe 20 anëtarë: Allmedina Gjoni, Arben Xhurreta, Arbënita Kasneci, Arian Nika, Besart Avdiu, Edmond Demiri, Emina Halili, Flutur Mustafa, Gazmire Gjeka, Genc Draga, Ilir Gjoni, Ilir Peri, Kreshnik Mustafa, Liridona Kurti, Medin Bisha, Nermin Vukoviq, Noki Popoviq, Shkelzen Sulejmani, Shyhrete Jahja dhe Sulejman Salaj.
Themelohet Forumi Rinor i Partise Demokratike-Ulqin-2

Në fillim të Kuvendit, delegatët i përshëndeti kryetari i Partisë Demokratike, z. Fatmir Gjeka, ndërsa të pranishëm ishin edhe anëtarë të tjerë të kryesisë dhe Këshillit Qendror të PD-së.

Forumi Rinor Demokrat mbështet fort vlerat dhe frymën evropiane të realizimit të kërkesave si dhe prioritetet e rinisë shqiptare në trevat shqiptare në Mal të Zi. FRD merr përsipër që nëpërmjet organizimit të të rinjve të çojë përpara çështjen e rinisë shqiptare në Malin e Zi.

Forumi Rinor PD

Ulqin, më 22 dhjetor 2013