Ilir Meta priti Ambasadorin e Malit të Zi z. Ferhat Dinosha

December 23, 2013   | Shtypi / Mediji

Ilir_Meta_Ferhat-Dinosha-20.12.2013Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Malit të Zi në Shqipëri, z. Ferhat Dinosha me të cilin biseduan rreth marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve fqinje, procesit të integrimit evropian për vendet e rajonit dhe mbi bashkëpunimin ndër-parlamentar.

Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ambasadori Dinosha ndanë bindjen se bashkëpunimi i ngushtë dhe i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Malit të Zi do të vijojë duke u forcuar, dhe se në këtë drejtim, fokus i veçantë duhet vënë mbi intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare në të gjitha nivelet.

Duke biseduar mbi procesin e integrimit evropian, z. Meta vlerësoi angazhimin serioz të Malit të Zi dhe shprehu vendosmërinë e Shqipërisë për të vazhduar me axhendën e reformave të nisura, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e perspektivës të qartë evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, në funksion të mbarëvajtjes së paqes dhe stabilitetit rajonal.

 

Kuvendi i Shqiperisë