Koka: Ndotja e Bunës, shpejt investime në këtë zonë

December 23, 2013   | Ekonomia / Ekonomija

Lumi Buna_ulqinTIRANE-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, inspektoi sot peisazhin e mbrojtur Lumi Bunës-Velipojë, duke garantuar se së shpejti kjo zonë do bëhet më terheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj.

Ministri Koka bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook se inspektoi këtë zonë me bukurinë natyrore të ruajtur mirë nga vetë banorët.

“Jam i mrekulluar me bukurinë e këtij peizazhi dhe gjendjen e mirë në saj të ruajtjes nga banorët e zonës.

I falenderoj për ndërgjegjësimin qytetar që kanë treguar”, shkruan Koka, duke garantuar më tej se “së shpejti kjo zonë do bëhet edhe më tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj”.

Ministri Koka i ka kushtuar një rëndësi të veçantë promovimit të bukurisë natyrore të vendit dhe mbrojtjes së saj, përmes nismave të ndërmarra kohët e fundit.

LajmiFundit

YouTube Preview Image