Komuna Ulqinit – Shpallje Publike

December 23, 2013   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Adriatic Welfare Mix - Ulcinj-Ulqin -Montenegrokomuna ulqinitBashkëpunëtor i jashtëm (ekspert) për projektin Adriatic Welfare Mix

 

CRNA GORA
MALI I ZI
OPŠTINA ULCINJ
KOMUNA E ULQINIT

Sekretarijat za privredu i ekonomski razvoj
Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik
Ulcinj/Ulqin,19.12.2013 godine

 

SHPALLJE PUBLIKE

(Bashkëpunëtor i jashtëm për projektin Adriatic Welfare Mix)
Komuna e Ulqinit si shfrytëzuese e projektit ”Developing and Integrating the Welfare System toward a Welfare Mix System Locally Managed in the Adriatic Area – ADRIATIC WELFARE MIX (2°ord./0225/0)”, të cilin e financon Unioni Europian përmes IPA Adriatic fondit, fton kandidatët e interesuar që të aplikojnë për këtë pozitë pune:
– Bashkëpunëtor i jashtëm (ekspert) për projektin Adriatic Welfare Mix 1 person
Kohëzgjatja e angazhimit: 12 muaj me kohë të pjesshme
Sistemi social është një prej dallimeve themelore në mes vendeve të Bashkimit Europian dhe atyre në zonën e Adriatikut që nuk janë. Modeli i plitikave të kombinuara sociale dhe programeve (i ashtuquajturi model Welfare Mix) është modeli themelor i vendeve të BE. Për ndryshim nga modeli i sistemit shtetëror social (ashtuquajturi Welfare State) i cili është karakteristikë e vendeve jashtë BE. Parimet kryesore të sistemit Welfare Mix është kalimi I roleve dhe funksioneve në institucionet më të ulëta, njohja e vlerave dhe roleve të familjes drejt ofruesit të ndihmës. Krijimi i mekanizmave rregullues i promovimit të konkurrueshmërisë dhe të ashtuquajturit 3D – deinstitucionalizimit.

Diversifikimi dhe decentralizimi

Adriatic Welfare Mix është e orientuar në ndryshimin e kornizave politike, punën në decentralizimin e vërtetë të ndihmës sociale sipas WM modelit, zhvillimin e modeleve innovative të sipërmarrjes sociale, mbështetjen e programeve cilësore të tranzicionit të të rinjve në fushën e arsimit në tregun e punës dhe rritjen e përfshirjes së tyre në shoqëri dhe ekonomi.
Objektivat e projektit janë që të krijohet një kornizë e përshtatshme inovative rregullatore për sistemin lokal të ndihmës sociale, të rritet efikasiteti i shërbimeve sociale përmes partneritetit
privat – publik dhe përfshirjen më të madhe të ofruesve privat të shërbimeve (fitimprurëse dhe jo fitimprurëse), të nxiten dhe përkrahen bizneset sociale permes krijimit të 2 – 3 ndërmarrjeve sociale në Tiranë dhe ofrimi i trajnimit profesional me theks të veçantë tek të rinjtë në pozitë të pavolitshme (të varfërit, të rinjtë që janë përjashtuar nga sistemi, viktimave të trafikut me njerëz, të rinjtë me dosje krimi dhe delikuentët, etj.) dhe të krijohet opservatori shoqëror/social i Adriatikut i cili do të veprojë së bashku me trupat shtetëror për avancimin e analizës dhe ndërtimin e politikave sociale.

Rezultatet e pritura:
• bashkëpunimi i përmirësuar i territoreve të Adriatikut në zhvillimin e qëndrueshëm të regjionit;
• përfshirja e të gjithë palëve të rëndësishme;
• avancimi i politikave të sistemit të ndihmës sociale;
• realizimi i modelit të agjencisë për ofrimin e ndihmës sociale;
• ndërtimi i kapaciteteve të administrative lokale;
• ndërtimi i modelit të ndërmarrjes sociale me të cilën do ta menaxhojnë të rinjtë në pozita të pavolitshme;
• ndërtimi i kapaciteteve të sektorit privat ndaj cultures dhe praktikës participuese;
• ndërtimi i modeleve specifike të zgjidhjes së çështjeve sociale perms bashkëpunimit ndërsektorial;

Përshkrimi i punëve:
Administrimi i projektit ADRIATIC WELFARE MIX

a) Implementimi i aktiviteteve projektuese në pajtim me rolin e Komunës së Ulqinit që është definuar në aplikimin projektues (Application Form);
b) Zbatimi i procedurave të tenderimit në përputhje me PRAG-u;
c) Përgatitja e raporteve narrative dhe financiare dhe komunikimi me Zyrën e nivelit të parë të kontrollit;
d) Pjesëmarrja në mbledhjet e Këshillit drejtues dhe mbledhjet e tjera të projektit;
e) Zbatimin e procedurave të tjera të cilat i nënkupton implementimi i EU;

Kandidati është i obliguar të plotësojë kushtet në vijim:

– Përgatitja e lartë profesionale ose së paku 3 vjet përvojë pune në fushën e problematikës sociale (veçmas në pjesën e punësimit);
– Së paku 2 vjet përvojë në administrimin e projekteve të BE (veçmas prejektet e IPA Adriatic fondit);
– Të njihet mirë puna në kompjuter (themelore MS Office, e-mail dhe interneti);
– Njohje aktive e gjuhës angleze (e shkruar e avancuar dhe niveli bisedor);
– Njohja e gjuhës shqipe dhe italiane është përparësi.

Me aplikimin në konkurs kandidati duhet të paraqesë:
– CV dhe letrën përcjellëse;
– Fotokopjen e vërtetuar të diplomës ose fotokopjen e vërtetuar të librezës së punës;
– Dokumentet e tjerë që dëshmojnë plotësimin e kushteve.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është e hënë, 30 dhjetor 2013. Aplikimet mund të dorëzohen në formë elektronike, personalisht ose me postë në adresën:

Komuna e Ulqinit
Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik
Zyra për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte
Bul. Gjergj Kastrioti Skenderbeu pn
85360 Ulqin, Mali i Zi
ose:
E-mail: arsllan.hajdinaga@ul-gov.me
Vetëm kandidatët të cilët e kalojnë rrethin e parë të vlerësimit, do të ftohen në intervistë!