Në kufirin Kroaci-Mali i Zi, shtatë orë pritje

December 23, 2013   | Rajoni / Region

Në kufirin Kroaci-Mali i Zi është paraqitur i njëjti problem sikurse në kufirin Kroaci-Serbi. Pritjet e bashkatdhetarëve, për ta kaluar kufirin, zgjasin deri në shtatë orë
debeli_brijeg_Mali i Zi

Mërgimtarët kosovarë që po vijnë në vendlindje për t’i kaluar festat e fundvitit, po ballafaqohen me pritje të gjata pothuajse në të gjitha kufijtë që i kalojnë. Përveç kolonave të gjata që janë raportuar në kufirin Kroaci-Serbi, pothuajse i njëjti kaos po ndodhë edhe në Autostradën e Adriatikut.

Në kufirin Kroaci-Mali i Zi është paraqitur i njëjti problem. Pritjet e bashkatdhetarëve, për ta kaluar kufirin, zgjasin deri në shtatë orë, raportojnë mediet në Prishtinë.

Po ashtu kolona të gjata po paraqiten edhe në hyre të Kosovës, nga të gjitha anët, Konçul, Merdar e Morinë. Këto kolona zakonisht bëhen edhe nga taksat kufitare që duhet t’i paguajnë bashkatdhetarët, për të cilat është kërkuar disa herë që të hiqen.

Ndryshe, edhe në Konçul e Merdar hyrjet në Kosovë kanë zgjatur minimum, 2 orë, ndërsa Policia u ka rekomanduar bashkatdhetarëve që t’i shfrytëzojnë edhe pikëkalimet tjera me Serbinë, Mutivodën dhe Muçibabën, me qëllim që t’i ikin kolonave.

albinfo.ch