Haxhi Zeneli: Kur festojmë se bashku – Video

January 3, 2014   | Lajmet / Vijesti

Sofra e Shqipes-Blu Sky Music -Hotel-Mediteran-Ulqin-5Nga Haxhi Zeneli

Këngëtar Popullorë

Kur Festojmë se Bashku

Dhjetori është muaji ku të gjithë njerëzit anë e mbanë botës dëshirojnë të festojnë që të përmbyllin fundin e vitit në mënyrat më të mira . Sipas traditës së vendeve përendimore, në fund të çdo viti , zakonisht shkëmbehen dhurata të ndryshme si në mesin e anëtarëve të familjes, apo të shoqërisë,me qëllim të të shprehurit të zemërgjerësisë ,dashamirësinë apo mirënjohje për njeri -tjetrin.

Pra edhe ne shqiptarët kudo që jemi kemi festuar dhe gjithnjë vazhdojmë të festojmë së bashku festat e fund vitit. Kur merret parasysh e kaluara e jonë se si festonim dikur dhe si festohët viti i ri sot,vlerson të hidhet një sy e të kaluarës tonë historike se si dukej një festë e atyre kohërave para 30 viteve dhe më parë.
U deshtën disa vite të kalonin,që dikujt ti shkojë ndër mend dhe të marrin kurajon me shpenzimet individuale,të bëjn organizimin e festës së përbashkët të dy qyteteve të cilët ishin të ndara afro njëqind viteve ,pra Ulqinit dhe Shkodrës,ku pikërisht për të parën herë u organizu një koncert magjik në një shkallë profesionale dhe kontributi i madhë i shkon TV-“Blue Sky”, nga Shkodra i cili për të parën herë mbas “këputjes së telave me gjëmba ” bëri ribashkimin e këtyre qyteteve duke tubuar pranë vetës trupën e teatrit profesinal me humoristët dhe këngëtarët më të mirë. Duke iu bashkangjitur edhe këngëtarët e tjerë nga të gjitha trojët shqiptare,në një spektakël madhështor të ashtuquajtur”Sofra Shqipes”, u realizu edicioni i dytë i këtij spektakli , pranë kalasë Ilire përmbi plazhin e vogël të këtij qyteti piktoresk ,në bashkëpunim me hotelin “Mediteran”ku salla e këtij hoteli ishte e mbushur përplotë,me adhuruesit e artit shqiptar që kishin ardhur vetëm për një qëllim : për të festuar të gjithë së bashku.

Haxhi-Zeneli
Kjo eviniment festiv ishte i veçanët ,posaçërisht për ulqinakët dhe shkodranët të cilët bashkarisht u mblodhën për të festuar festat e fund vitit ku ky qytet padyshim që shpërtheu në gazin e barcoletava të humoristëve shkodran që s’kishin të ndalur,duke u përcjellur me këngët popullore tradicionale të këtyre qyteteve të cilat u interpretuan me mjeshtri nga këngëtarët e ftuar pranë “Sofres së Shqipes” të organizuar nga televizioni”Blue Sky”.
Po të kthehemi 30 vite më parë kur rrugët në mes Ulqinit dhe Shkodrës ishin ” rrugë të këputura “në mes këtyre dy qyteteve dhe çdo tentim i kalimit të kufirit ishte rrezikim me jetën apo dënim me heqje lirie në burgjet e dy anëve të kufirit. Anjëherë nuk mund të imagjinonim që sot do të organizonim dhe festonim së bashku me vëllezërit tanë nga Shkodër – Locja.Përsonalisht isha shumë i kënaqur që isha i ftuar nga “ Sofra e Shqipes”që të përfaqësoj diasporën e në veçanti ate të Ulqinit në SH.B.A. Ishte kënaqësi e veçantë të jem pjesë e kësaj feste dhe e ndijeva vetën mjaft të privilegjuar që ndodhësha në mesin e artistëve shkodran. Pra ishte një ndjenjë e papërshkruar të festosh së bashku me vëllezërit tanë të një gjuhe dhe të një gjaku.
Këto dy qytete të lashta ilire të cilët kanë aq shumë gjëra të përbashkëta sa që gati ishte e pamundur që të jetonin të ndara për një kohë aq të gjatë. Ulqini dhe Shkodra janë dy qytete të destinuara për njëra tjetrin duke pasur prasysh afërsinë etno-gjeografike,lidhjet familjare, artin,kulturën dhe traditën e përbashkët kombëtare. Fatmirësisht, erdhi koha që përsëri këto dy qytete (Ulqini-Shkodra) të rivendosin marrëdhëniet e veta vëllazërore.

Haxhi-Zeneli-1
Kur ishim fëmij nuk i shkëputnim sytë nga ekrani televiziv me rastin e programit të Vitit të Ri nga TVSH dhe deri në orët e vona,duke mos i lënë pa i përcjellur humorin Shkodran të atyre viteve që u bën edhe pjesë e jetës sonë nga ajo kohë. Mirëpo, shpeshëherë ndodhëte që në vitet e tetëdhjeta mbyllshim perdet e dritareve që mos të përgjojë dikush nga jashtë se çfarë po ndiqnim në ekranët tona dhe kur ndonjëherë shfaqej në ekran këngë me motive atdhetare, shpeshëherë ishim të imponuar që t’ja ulnim zërin e televizionit me qëllim që mos të dëgjohët nga jashtë,por ja që situata ndryshoj për së miri dhe asnjëherë nuk na vajti mendja se një ditë do të ishim së bashku në një dhomë me Gëzim Krujën,Besnik Çinarin,Drane Xhajin,Muhamet Çerkinin,Sandrin,Zyliha Milotin etj,që në çdo moment na shpërthente gazi nga humori i tyre,ku kalonte nata sikur të ishte një orë.Mendova me vehten sa bukur që erdhë kjo ditë që më mos t’i mongojë vëllau-vëllaut dhe me ç’rast m’u kujtuan fjalët e mikut tim të ndjerë këngëtarit të madh nga Gjakova,Esat Bicurrit,të cilin e eliminuan fizikisht forcat paramilitare serbe gjatë luftës në Kosovë , dhe kur bisedonim për ndarjen e popullit tonë,shpeshëherë thoshte se “bashkimi kombëtar vjen nëpër mes të artit dhe ekonomisë,dhe ata do ta bashkojnë kombin tonë”.
Ja sot pra shqiptarët festojnë së bashku kudo që janë Ulqin,Shkodër, Tiranë,Prishtinë,Shkup,Preshevë,Vlorë,Çameri dhe kudo që ata dëshirojnë të bashkohën dhe të festojnë së bashku ,shqiptarët mund ta bëjn këte. Pra, procesi i bashkimit të shqiptarëve përmes artit,kulturës por edhe atij ekonomik, nuk ka të ndalur.
Me 8 milion banorë,shqiptarët në Ballkan janë faktor demografik, ekonomik dhe faktor politik. Sa do të jemi në gjendje që ne si poppull që edhe në të ardhmen t’a shfrytëzojmë këtë përparësi për bashkimin e mëtëtejshmëm dhe të plotë të popullit tonë,do të mvaret në rend të parë prej nesh , por njikohësisht edhe prej politikës zyrtare të dy shteteve shqiptare.

Haxhi Zeneli
01/02/2014

YouTube Preview Image