Shqipëria do të mbyllë ambasadat në Zagreb, Sarajevë e Podgoricë?

January 6, 2014   | Reportazh / Reportaža

ambasada_e_shqiperise_1Ministria e Punëve të Jashtme po përgatit draftin për mbylljen e tri ambasadave, në Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnjë- Hercegovinë. Për momentin, këto ambasada mund të konsiderohen të falimentuara për mundësinë që ato kanë për të funksionuar, pasi buxheti që Ministria e Jashtme ka akorduar për to nuk i kalon të 400 mijë eurot.  Në Sarajevë ambasada funksionon vetëm me ambasadorin, në Zagreb dhe në Podgoricë funksionojnë me ambasadorin dhe dy punonjës të tjerë.

Gazeta “Panorama” citon sot zëdhënësin e MPJ, Glevi Dervishi, i cili shprehet se “është duke u vlerësuar puna e Ambasadës sonë në Sarajevë”, duke mohuar mbylljen e dy ambasadave të tjera, atë në Zagreb dhe në Podgoricë.

Shqipëria ka marrë nga Kroacia të gjithë praktikën ligjore të gatshme për anëtarësim në BE, si dhe për vizat dhe MSA. Në Podgoricë kemi rreth 9 për qind shqiptarë etnikë që mbeten fare pa mbështetje. Interesat ekonomike dhe gjeopolitike në këto tri vende janë të mëdha për Shqipërinë.

AMA-News