Nika: Pikëpamjet serbo malazeze për truallin?!

January 7, 2014   | Opinione

muhamet-nika_ulqinShkruan:Muhamet Nika

Politika serbe e arsyetonte luften ndaj shqiptarëve , duke pohuar se  shqiptarët nuk e kanë të huaj  teorinë e prishjes së gjakut- Incestit ?! Gjoja ajo ishte ngritur në   platformë të irredentës.

Te çdo civilizim e kulturë shohim se vetëdija për truallin (për tokën si nënë ), lidhet me vetëdijen religjioze( shpirtërore) të popujve me traditë religjioz të shkrimeve të shenjta, kurse të popujt tjerë, me traditë pagane, vetëdija për truallin lidhet me vetëdijen mitike të memories kolektive të tyre si dhe me përvojën jetësore të shekujve që jetuan. Shqiptarët, mendojmë se hyjnë në grupin e dytë të popujve të cilët botën e vet shpirtërore nuk e përjetojnë si botë religjioze, si për shembull : arabët apo çifutët dhe të krishterë(perëndimoret), ata shpesh herë botën shpirtërore të tyre e ngatërrojnë me vetëdijen e përkatësisë etnike e  kombëtare ?!

Nga këto dy pikënisje të vetëdijes për truallin , ndër kultura të ndryshme, kemi edhe dy pikëpamje të ndryshme për truallin që manifestohen te ne shqiptarët në raport me tjerët, por edhe  me fqinjët tanë….?! Kështu për shembull, ta zëmë derisa ne shqiptarët, bënim luftë për të mbrojtur truallin tonë shqiptar , që na obligonte vetëdija kombëtare ose lokale si motiv shtytës; të tjerët –Serbomalazezët, na luftonin si shqiptarë, por në radhë të parë na luftonin me motivin shtyrës të tyrin anti-islam që e provokonte përkatësia religjioze ortodokse „ e shkieve..“?!!

Memoria kolektive e tyre fetare,ortodokse ishte ajo që historikisht i motivonte në luftë kundër trojeve tona etnike

Ç thotë Florika Shtefen

Sipas politikës shovene serbe, triumfi i  racës me çdo kusht, në dëm të kombit tjetër , me të madhe u përdor si arsyetim për dhunë edhe nga politika serbe . Serbët  për të arsyetuar represionin shtetror  të tyrin, ndaj shqiptarëve,dhe më vonë luftën ndaj tyre, shpesh herë  i akuzonin sipas fantazisë së vet të smurë duke nxitur  e bërë thirrje në luftë të hapur ndaj tyre.

Ja se çfarë shkëputem, në mes tjerash, nga  libri,  Ç’thonë dh ç’kërkojnë kosovarët( përmbledhje artikujsh dhe studimesh….)2, Në  një reagim të  dr. Agim Vincës , në  përgjigje të shkrimit “ Gruja shqiptare pas mureve të larta“, Gazeta „ NIN“,1971- Të poeteshës  rumune nga Novi Sadi, Florika Shtefan: „… F.SH., me guxim dhe vendosmëri, pa asnjë lekundje dhe pa pikë delikatese, bënë zhvirgjërimin e një teme tabu: problemin e incestit të shqiptarëve! Me urdhër të irredentës kjo „ fabrikë  riprodhuese“ punon dhe punon pa ndërprerje, me qëllimin e qartë që të realizojë sa

më parë objektivin- Krijimin e një Kosove  „etnikisht të pastër“ dhe realizimin e ëndrrave të „Shqipërisë së Madhe“,……Sipas Florika Shtefanit, një miku i saj , që ka punuar si profesor në një shkollë të mesme diku në bregdetin e Malit të ZI, gjoja i paska treguar për një vajzë shqiptare, maturante, e cila nja- dy muaj para provimeve të maturës nuk mund ta fshihte më „shtatzaninë e saj“. Kur profesoresha, kujdestarja e klasës, u përpoq që ta ndihmonte nxënësen e vet“ me qëllim që të mësonte se kush ishte babai  dhe eventualisht ta ndihmonte në lidhje me të riun e pa njohur“,kjo vajzë, maturante shqiptare sikur nuk kishte ndodhur asgjë, pranoi se „nuk e dinte se kush mund të ishte babai i fëmijës së ardhshme: ndoshta vëllai ose ndo një prej xhaxhalarëve…Me te dy ka pasur marrëdhënie seksuale“?!

Kushdo  që sa do pak e njeh  jetën , psikologjinë dhe mentalitetin e shqiptarëve , e kupton se kjo është një trillim. Incesti , apo“ prishja e gjakut „ siç thuhet në popull, përfundon Dr. Agim Vinca , është një dukuri margjinale te çdo popull e të shqiptarët ndoshta më pak e praktikuar

Çfarë i pengon serbët te shqiptarët?!

 

Nga shikimi i historisë , vërejmë se mllefi i serbeve ndaj shqiptarëve, nuk u shua nga viti 1389 e këtej,vjershëtori serb Mitko Popoviq për  shembull ,shohim t’i ftojë serbët,  të çohen në luftë e të mos ndalen deri në Stamboll.

”….Përpara në punë të përgjakshme vëllezër le të jetë Stambolli Serb”. Proklamata e tyre gjatë luftërave në Kosovë Maqedoni e Shqipëri ishte: “ Sa më pak turq e shqiptarë  aq ma e madhe merita e juaj atdhetare…”Andaj ata edhe ushtruan dhunime të skajshme mbi popullsinë civile, dogjën plaçkiten dhe i therën me thikë e duke i hedhur në erë me gjithë xhami –rasti i Prizrenit. Ndërsa pas këtij akti , nga viti 1914 u shpërngulen për në turqi mbi 250mijë shqiptarë. Kurse pas gjithë kësaj dhune qëndronte penda serbe. Ajo që i pengonte më së shumti serbët ishte përkatësia islame e popullit shqiptar?!!

Akademiku serb Vlladan Gjuriq- Gjorgjeviq, në shkrimin “Arnauti i Velike sile”f. 141, shkruan: ”Shqipëria e pavarur do të ishte shteti ri islamik në Evropë dhe ky do të ishte anakronizëm…”.

Tjetër, ja se çfarë shkruan Vaso Çubrilloviq në  elaboratin e tij ” Shpërngulja e arnautve” rreth  metodave që duhet të përdoren  gjatë shpërnguljes së shqiptarëve.”… Duhen tu shtohen tatimet, të mos u pranohen tapitë e pasurisë së patundshme , duhet tu rrënohen muret dhe gardhet rreth shtëpive, duhet tu prishen varret, duhet tu ndalohen martesat me disa gra, duhet tu keqtrajtohen hoxhët, duhet të burgosen…Mirëpo shpërthimi i luftës së parë botërore e ndalon këtë aksion i cili nis më vonë , me vënien e administratës ushtarake në Kosovë për të vazhduar me aksionin famë

keq të grumbullimit të armëve të viteve 50…Kësaj më pas i kontribuonte ortodoksia komuniste , që rrafshonte përkatësinë nacionale, në emër të qytetërimit kozmopolit.

Fatkeqësisht, si rezultat i doktrinës Çubrilloviqiane dhe doktrinës  së lisë komuniste  edhe sot në jetën politike, hetohen  aty këtu, shenjat e lisë. …, konkretisht , manifestim i  shenjave të lisë… , janë ato ,  kur  disa politikanë tonë , në raport me tjerët mburren se nuk janë nacionalistë…, se në raport me malazezët, janë lojal(kupto, që nuk janë kundra, edhe kur kundërshtojnë), se janë kozmopolitë, se si pengon asnjë rasë…,(por duke përjashtuar llagapet shqiptare , të cilat, ata përvete, preferojnë ti sllavizojnë- sipas dëshirës së dikurshme të knjazit Danillo?!!