Sinishtaj dhe Camaj: Plani i ri per Tuzin i papranueshëm

January 7, 2014   | Rajoni / Region

camaj_sinishtajNikollë Camaj (LdnëMZ) në lidhje me planin e ri për Komunën e Tuzit, i cili parasheh që territori i Malësisë të fitoj statusin e Komunës nën ombrellën e Podgoricës, u shpreh se është e papranueshme dhe se nuk do të pranojnë eksperimente.

Camaj tha se ky lloj organizimi nuk mund të gjendet askund në rajon dhe se është koha që dikush seriozisht të merret me këtë çështje e jo të vazhdohet me eksperimente.

Ai përkujtoi se në Mal të Zi ekziston pushteti në dy nivele, prandaj është e papranueshme që Malësia të ketë ndërmjetësues apo tutor, që sipas atij plani parasheh që Kryebashkiaku i Podgoricës të ketë fjalën e fundit në situata të caktuara dhe se nuk është e pranueshme asgjë më pak se vetëqeverisje e plotë, ashtu si të gjitha komunat tjera në Mal të Zi, tha Camaj.

Vasel Sinishtaj, kryetar i Iniciativës Qytetare – Tuz, sqaroi se e drejta e qytetarëve të Malësisë nuk mund të arrihet përmes Ligjit për Kryeqytetit duke theksuar se komunat urbane ishin dështime politike.

Sinishtaj rikujtoi se me 31 janar kur ishte takuar me përfaqësuesit e qeverisë, në lidhje me mbështetjen e mundshme të kandidatit presidencial, për Komunën e Tuzit dhe kufijtë e saj administrativ kishte kërkuar vendime ligjore e jo politike.

Ai tha se projektligjin në fjalë nuk e ka parë dhe se nuk do të përgjigjet thirrjeve për bisedime deri sa të marrin dokumentin.

Sinishtaj më herët disa herë kishte deklaruar se në rast se Malësia nuk fiton komunën e plotë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale, do të i bojkotojnë ato zgjedhje. /MALESIA.ORG/