Fajon: Nuk ka kthim të vizave për Malin e Zi

January 9, 2014   | Shtypi / Mediji

Tanja FajonDeputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon thotë se nuk pritet asnjë anëtare e Unionit të kërkojë pezullim të regjimit pa viza ndaj Malit të Zi.
Ajo përkujton se prej nesër hyn në fuqi mekanizmi  për ndërprerje të përkohshme të regjimit pa viza  i cili deri tani nuk ka ekzistuar në BE,  ndërsa i cili parashikon që ndonjë shtet anëtar të mundet të kërkojë ndërprerje të liberalizimit të vizave kur nga shtete të caktuara ka rritje të imigrantëve ilegalë ose azilantëve.

“Në rastin e Malit të Zi nuk pres kurrfarë rreziku. Deri tani asnjë shtet i BE-së  nuk njoftoi aktivizim të mekanizmit për ndërprerje të regjimit pa viza”, deklaroi Fajon për Dnevne novine.

Ajoi u bëri thirrje autoriteteve malazeze edhe më tutje t’i plotësojnë të gjitha masat të cilat janë të nevojshme për vlerën e regjimit pa viza.

Burimi: kurir.mk