Takimi i delegacionit te FORCES me Kryeministrin Rama + Foto

January 10, 2014   | Politika

Delegacioni i FORCËS ne Tiran- Edi Rama-4“Delegacioni i FORCËS u takua sot në Tiranë me Kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama. Delegacioni përbëhej nga kryetari Nazif Cungu, nënkryetari Xhaudet Cakuli, si dhe kandidatët për këshilltarë dhe anëtarët Ardijan Mavriq, Sabri Salaj dhe Teuta Mehmedi.

Në takim u diskutuan çështje me rëndësi për Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Përfaqësuesit e FORCËS parashtruan një numër çështjesh që kërkojnë angazhim të përbashkët, ndër të cilat:

 

  • Master plani i Ulqinit të shërbejë si model për Velipojën
  • Aeroporti në Gjadër, i cili do të ndikonte pozitivisht edhe për turizmin në Ulqin, sepse është 30 km larg Ulqinit;
  • Interesimi i madh i investitorëve në panair të Mynihut për Malin e Zi dhe Shqipërinë, në veçanti për bregdetin e Ulqinit;
  • Interesimi i veçantë posaçërisht nga Turqia dhe Arabia Saudite;
  • Buna – ura mbi Bunë, mbrojtja e ambientit, thellimi për shkak të vërshimeve, ndalimi i peshkimit ilegal etj.;
  • Zgjerimi i kalimit kufitar Muriqan-Sukubinë si dhe mundësia e kalimit për mallra;
  • Turizmi, bujqësia, arsimi.
  • Bashkëpunimi sa më i ngushtë në kulturë, ku një mundësi janë projektet e përshbashkëta IPA dhe shembull i suksesshëm ai i projektit Marubi.

Kryeministri theksoi se do t’i trajtojë të gjitha çështjet e parashtruara dhe se është i gatshëm për një bashkëpunim më intensiv. Ai gjithashtu bëri të ditur se Qeveria e Shqipërisë, si rezultat i takimit të mëhershëm me Kryetarin e FORCËS, ka hapur me Malin e Zi çështjen e hapjes së kufirit Zogaj-Krajë dhe se kjo çështje është në shqyrtim.

 

Kryeministri Rama falënderoi për vitizën dhe shprehu nevojën për vazhdim të bisedimeve lidhur me çështjet e hapura sot.”

 

FORCA Press