Aksidentohet Sabiani

January 11, 2014   | Lajmet / Vijesti

Këngëtari Sabiani është plagosur në një aksident që ka ndodhur teksa ai u përfshi nga përplasja e një makine e cila i shkaktoi dëme të ndryshme fizike. Aksidenti ka ndodhur kur porta e një makine e ka përplasur në rrugë Sabianin dhe e ka hedhur dhjetë metra më tutje duke e plagosur.
Këngëtari Sabiani

Vëllai i këngëtarit, Marsel Serjani thotë se aksidenti ka ndodhur në sy të tij. Ai shton se “një makinë e aksidenti Sabianin dhe ai shpëtoi me fraktura jo shumë të rënda”. Marseli shpreh falënderime ndaj Zotit “që më shpëtove vëllanë tim Sabianin”, duke shtuar se “nuk do t’ia uroja askujt një aksident të tillë”. Pas aksidentit Sabiani është dërguar për ndërhyrje mjekësore në QSUT.

Almakos

YouTube Preview Image