Arta Bajrami: E kam gati baladën e vitit

January 11, 2014   | Lajmet / Vijesti

Arta BajramiKëngëtarja shqiptare, Arta Bajrami, ka paralajmëruar rikthimin e saj në skenën muzikore shqiptare me një baladë.

Këngëtarja e cila ka më shumë se një dekadë në skenën e muzikës shqiptare dhe që njihet për baladat, ka konfirmuar për Zërin se po punon në projektet e reja.

Madje, ajo thotë se projekti i ri është prej më të mirëve ndër vite.

“Kënga që sapo kemi përfunduar është një baladë e realizuar si asnjëherë më parë, nga Don Arbas dhe me tekst të Fatmir Mujës”.

“Këtë baladë e kam përgatitur me një përkushtim të madh dhe mund të them se do të jetë balada e vitit. Kam pasur shumë balada të cilat ende vazhdojnë të jenë hite ndër vite, mirëpo kjo që tani kam përgatitur do të jetë edhe më e fuqishme. Nuk dua të zbuloj asgjë deri në lansim, as titullin. Kënga do të dal bashkë me videoklip”, ka konfirmuar Arta për Zëri.

Zëri

YouTube Preview Image