Gazmend Kalabrezi jep betimin Këshillit gjyqësorë të Malit të Zi

January 11, 2014   | Shtypi / Mediji

Gazmend Kalabrezi jep betiminFoto: Pobjeda

Në Këshillin gjyqësorë të Malit të Zi në Podgoricë,  Gazmend Kalabrezi ka bërë betimin  me rastin e marrjes së detyrës. Këshilltari në Gjykatën themelore në Ulqin Gazmend Kalabrezi është zgjedhur për gjykatës të këtij institucioni gjyqësorë me 28 dhjetor 2013.

Siç është lajmëruar nga Këshilli gjyqësorë të Malit të Zi në Podgoricë , ndërsa transmeton gazeta Pobjeda, Kalabrezi u betua para Kryetares se Gjykatës supreme të Malit të Zi Vesna Medenica.

Kalabrezi siç u shpjegua, përveç dijes dhe profesionalizmit ka reputacionin personal dhe profesional për kryerjen e funksionit të gjykatësit.

Kalabrezi kohë më parë ka punuar në Organet e vetëqeverisjes lokale në Komun të Ulqinit./Lajme nga Ulqini/