Biznis Klub “Anamalit” shënoi 2-vjetorin dhe SH.K.”Tradita” 1-vjetorin e themelimit + Foto

January 12, 2014   | Ekonomia / Ekonomija

Biznis Klub Anamalit-Kabil-Kurti-2-vjetoriBiznis Klub “Anamalit” shënoi 2-vjetorin dhe SH.K.”Tradita” 1-vjetorin e themelimit me një koktel për antarët dhe dashamirësit e rezultateve të arritura gjatë vitit 2012-2013.

Bka-ja realizoi një prezantim të plotë të veprimtarisë dhe sukseve, duke treguar që me punë dhe përkushtim arrihet cdo gjë.

Kryetari i Bka-së, z.Kabil Kurti shprehet : Arritjet e deritanishme janë vetëm fillimi ynë, dhe kto janë provat që dalëngadalë kemi arritur dhe do vazhdojmë ti integrojmë të gjithë në cështjen e përbashkët për zhvillimin e rajonit të Anës së Malit. Veprimtarija jonë është në Ulqin, por zemra është në Anë të Malit dhe ky eshtë motivimi ynë. Qellimi I këtij prezantimi ishte edhe demostrimi I projekteve të cilët do startojnë këtë vitë të ri dhe që shpreh besimin e plotë që Bka-ja do e realizojë 100% programin e vet.

Selatin Gjeloshi-Kryetari-Tradita-Ana-Malit

SH.K.”Tradita” shpaloi etapat e rritjes krahë për krahë dhe me mbështetjen e Bka-së. Edhe pse një vit është periullë e shkurtër, Tradita solli një prezantim të punëve dinjitoze. Ne program realizuan edhe një korografi të re, vallëja: ”Kam një mollë e kam një ftua” për ta përshëndetur një vitë të mbarë dhe për të shënuar një vitë të ri të impenjimeve të shumta.

Kryetari i sh.k Tradita, z. Selatin Gjeloshi u shpreh: Pavarësisht ndihmës së vogël institucionale për kulturën dhe ruajtjen e traditës, sidomos në këtë kohë krize, viti që po lëmë pas është dëshmi e sakrificave të shumta për ecur përpara. Edhe pse në kushte të pafavorshme dhe mungesave të shumta, stafi i Traditës ka shërbyer si shtylla për ta vazhduar këtë mision të shejtë dhe sukseti ka qenë shpërblimi ynë.

Suzana Taipi

BIZNIS KLUB ANAMALIT BKA