Debat televiziv ne TV Teuta pa pjesemarrjen e Zana Sarvan

January 12, 2014   | Shoqëria / Društvo

Debat televiziv ne TV Teuta pa Zana SarvanDebatin e sotëm në TV Teuta, e cila mbahet në gjuhën malazeze, kalon pa përfaqësuesin e koalicionit “Së bashku për të ardhmen e Ulqinit”, të cilën e përbëjnë Partia demokratike, IQ Perspektiva dhe Lidhja demokratike në Mal të Zi.

Sipas fjalëve të udhëheqësit të atij koalicion Fatmir Gjeka, udhëheqësia e kësaj shtëpie mediatike nuk ka lejuar që interesat e këtij koalicion ti përfaqësoj Zana Sarvan, e cila përndryshe është e dyta në listë të këshilltarëve të këtij grupacion. “Protestojmë kundër vendimit të udhëheqësisë së TV Teuta, sepse është e drejta jonë sovrane të vendosim kush do të na përfaqësoj”, tha Gjeka.

Në TV Teuta kanë thënë që debati është organizuar në nivelin e bartësve të listave dhe që vetëm ato mund të marrin pjesë në këtë emision ben te ditur Ul-Info.