Nika: Serbo-Malazezët janë shpirtërisht “ të përulur” në raport me shqiptarët…?!!

January 12, 2014   | Opinione

muhamet-nikaQosiq: “.. Gënjeshtra është një  veprim i bashkëlindur i  yni, dhe një aspekt i patriotizmit tonë…., me të  cilin duhet të krenohemmi…”?!- Budvë 1986

Shkruan :  Muhamet Nika

Nëse, popujt dhe racat, kanë drejtë të mburren, për vjetërsinë- lashtësinë e tyre, dhe sigurimin e ekzistencës , në një territor të caktuar, atëherë në raport me të tjerët, shqiptarët , kanë me se të krenohen?!!Vetëm shqiptarët-Ilirët, patën sukses,që të kenë një vazhdimësi të ekzistencës së  hapësirës , që nga  malet e Karpateve e deri  në Brigjet e Adriatikut, për dallim të popujve tjerë që jetojnë aktualisht, në këtë hapësirë.

Një moment tjetër, i cili, është edhe më i rëndësishëm, për shqiptarët, dhe që të ortodoksia serbe, krijon zili, është edhe primati i tyre si popull biblik- i shenjtë, të cilit i takoi , për nderë, të përqafonte , direkt, besimin e Jezu Krishtit , nga apostujt e tij….. Shen Jeronimi, pohon se: “Kjo fe(krishterimi) u përhap deri në ILIRIK”…

Shtojmë më tej, se, sipas  një teorie të pemës, gjenologjike të gjuhëve INDOEVROPIANE,  për inat të ortodoksisë serbe, vetëm , shqipja i bie të  jetë gjuhë e gjallë, dhe bashkë kohase, me gjuhën  Armene, në  të cilën, qe shkruar ungjilli dhe foli, J.Krishti e që fatkeqësisht u zhduk…Sa për ilustrim, gjuhëtarët,

kanë konstatuar, që ekziston një fjalë në ungjill (emri gur), që, sot ruhet, vetëm në një gjuhë  të gjallë e që është gjuha shqipe….?!!!

Nisur nga këto primate, serbët, në raport , me ne, e ndiejnë veten të kompleksuar dhe ziliqar , në aspektet e përmendura. Sepse atyre- shqiptarëve ” u njihet e drejta e të parit “ në  raport me truallin dhe në raport me besimin….?!!!

E gjithë kjo, bënë që çështja e shqiptarëve, në raport  me serbët , për truallin, vërtetë del për së tepërmi ,e koklavitur edhe për arsye deficiti  të shenjtëve serbë në raport  me ne shqiptarët; Ata, thjeshtë nuk kanë as një argument të vetin…?!!

Gjuhet_indo-evropianeZmadho Fotografin
Fotografi e pemës së gjuhëve Indo- evropiane(shqipja, degëzimi i parë nga toka-djathtas…, degëzimi i parë në të mëngjër- gjuha e vdekur armene e Jezusut-Krishtit)….?!

 

BEOGRADI ËSHTË I VONSHËM ?!!

Beogradi, për popullin serb, është shumë i vonshëm,  sidomos për  çështje shenjtërimesh Serbe….!

Ata janë shumë të kompleksuar dhe inferiorë  në këtë drejtim,  sepse  edhe vetë princi i shenjtë, i tyre, Jovan Vlladimiri ( Gjon Vlladimiri)  dihet se  tërë kohën jetoi në gjeografinë shqiptare- në trekëndëshin,(Shas-Mali Sumes, Ohër, Elbasan), dhe se ky shenjtor shqiptar, me origjinën e emrit të tij të shenjtë , ka prodhuar shumë mikrotoponime me rrënjën e tipit Shën Gjoni, shih për shembull, njërin nga ata, mendojmë se është edhe  mikrotoponimi , Shnjan (Shen – Gjan-Gjon), Vend në mal të Rashtishës, në Veriperëndim të Mëhallës së Kranjanëve / buzë rrugës, Katërkollë – Ostros…

Kurse, Shën Gjoni , vetë,  dihej që  përjetohej  si  shenjtor edhe nga shqiptarët.

Për ta paraqet kompleks edhe pse  jetoi në shekullin 10-11, pra në kohën, kur Shasi antik lulëzonte me fuqinë e vet.., nga ana tjetër, në atë kohë qytetet e Serbisë ishin fare të pa rëndësishme… Gjithashtu, edhe  mbretërit tjerë serbë, të mëvonshëm, si; Prohor Pčinjski-Prepodobni-(S’ka më të mirë), Gavrillo Lesnovski e Joakim Osogovski , nuk dihet se kush dhe nga ishin- mbase edhe maqedonë?! Por, një gjë dihet ,të gjithë ata, jetonin larg Beogradit?! Nga aty, ku do të dëshironin  serbët e sodit me politikën e vetë hegjemoniste… Ka mundësi që e gjithë kjo, krijon xhelozi  ndaj shqiptarëve autoktonë –të cilët historikisht gjallëruan në truallin e vet..

Kur fillon e çohet  mjegulla për serbët ?!

Kësaj i kontribon në  mënyrë kompleksive edhe ajo që njihet si „periudha e errët e mesjetës“. Mjegulla mesjetare e historisë serbe , zë të çohet, vetëm diku pas vitit (1166-1196), në kohen , kur , Stevan Nemanja, formon dinastinë e parë serbe, por edhe kjo , gjithashtu, ish  larg Beogradit- Sot; lidhja e serbëve vetëm për Beograd, ata i lën pa kontiunitet dhe identitet të truallit të shenjtë…Nga ana e tjetër, historia e Serbisë,  para Nemaniqëve, gjithashtu shkon në favor të shqiptarëve…, kujto shtetin e Bogumilëve, për të cilin do të flitet më vonë e të cilët për nga tradita dhe mënyra e besimit lidhen bukur mirë edhe me elementë të etnosit shqiptarë …

Andaj , si duket, ata sot, bëjnë përpjekje të vazhdueshme ,të përvetësojnë, përveç tjerash, gjeografinë dhe kulturën shqiptare(Anamalase),si; Shasin…., Katërkollën- përmes pushimores së Shën Gjon Vlladimirit, por edhe Bërdicën e  Taraboshin…, ku  janë varret e”shehidëve malazez” të vrarë gjatë “çlirimit të tokave të Skënderit “…, dhe ata, prore gjatë Festës së Vidovdanit( ditës së ndeshjes së serbëve me turqit, në betejën e Kosovës), kujtojnë eshtrat,  që  lanë, në kohën e  rrethimit të  Shkodres…. Një këngë shqiptare  e kohës së këtij rrethimi, mbledhur në Anë të Malit,  thotë: “…,po bajn shkinat , kuku lele/ na met serbi nëpër tele…/ “.

Gjeografia shqiptare, përvetësohet nga kisha serbe

Por le ti kthehemi kompleksit të shenjtërisë serbe….Ata për të fituar peshë ,edhe vetë Ohrin-( Manastirin ), e shpallën si Jerusalem të Evropës( të Kishes Lindore në perëndim-Evropë )?! E  sipas logjikës, së tyre nuk mbetet pas  tij, as  Shasi antik. Thjeshtë ata mundohen të përvetësojnë  si të tyren çdo rrënojë iliro- shqiptare…?! Në këso rastesh, po duket sërish u jetësohet ajo thënia e  Qosiqit serb , i cili me mburrje deklaro, në një seminar të kohës,në Budvë- viti 1986 , “ Se gënjeshtra është një  veprim i bashkëlindur i  yni, dhe një aspekt i patriotizmit tonë…., me të  cilin duhet të krenohemi ”?!.?!!!

Muhamet Nika