REAGIM i Koalicionit “BASHKË PËR TË ARDHMEN E ULQINIT” PROTEST KUNDËR TV TEUTES

January 12, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

PD - Perspektiva dhe LDneMZKOALICIONI

(Partia Demokratike, LQ – PERSPEKTIVA dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi)

“BASHKË PËR TË ARDHMEN E ULQINIT”

REAGIM

në lidhje me moslejimin e zonjës Zana Sarvan, përfaqsueses së Koalicionit “BASHKË PËR TË ARDHMEN E ULQINIT”, nga ana e menaxhmenti të TV-TEUTËS,  që të marrë pjesë në debatin që organizoi ky TV, mbrëmë, më 11 janar 2014, me rastin e zgjedhjeve lokale për këshilltarë ne KK të Ulqinit

KOALICIONI  “BASHKË PËR TË ARDHMEN E ULQINIT”  proteston ashpër kundër këtij veprimit të njëanshëm dhe arbitrar të pronarit – drejtoreshës se TV -Teutës.

Siç jeni të informuar, ata të cilët mbrëmë kanë përcjellë debatin në Tv Teuta,  të përfaqësuesëve të listave zgjedhore për zgjedhjet për këshilltarë për KK të Ulqinit, të cilat do të mbahen më 26 janar 2014, kanë parë se mungoi përfaqsuesi i listës  zgjedhore – KOALICIONI  “BASHKË PËR TË ARDHMEN E ULQINIT”- që duhej të ishte në karrigen e 8-të, numrin e të cilit ky Koalicion e ka në listen përmbledhëse zgjedhore.

Njoftojmë të gjithë shikuesit e nderuar të medias private TV-Teuta, të gjithë anëtarët, simpatizuesit e përkrahësit e këtij Koalicioni, të gjithë qytetarët e Ulqinit dhe opinionin e gjërë se mosprezenca e përfaqsueses sonë nuk ishte se ne nuk deshtëm të marrim pjesë, por përkundrazi ishte sjellja arbitrare e pronarit gjegjësisht drejtoreshës së TV-Teutës, të cilët në emer “të rregullave të tyre” nuk lejuan zonjën Zana Sarvan, përfaqsuesen e listës së KOALICIONIT, kandidaten për këshilltare në listën e koalicionit  zgjedhor, “BASHKË PËR TË ARDHMEN E ULQINIT”, e cila ishte prezente ne lokalin e TV-Teutes me përfaqësuesit e tjerë, me motivacion sipas thënies së tyre se duhet të ishte prezent bartësi i listës!

Në lidhje me moslejimin e pjesëmarrjes, pronari dhe drejtoresha bën një debat bukur të gjatë, për çka edhe emisioni u vonua më se 40 minita. Kur pas këtij debati e sqarimeve  në një far mënyre u duk se u arrit një pajtushmëri që znj.Sarvan të marrë pjesë , del në skenë zot[ri Nazif Cungu, kryetar i “Forcës” i cili  ishte kategorik dhe iu drejtua të gjithë të pranishmëve, pjesëmarrësve, të TV -DEBAT,  që ”nëse lejohet hyrja në studio e znjës Sarvan , ai personalisht nuk do të marrë pjesë në tv-debat”, me çka ai, jo vetëm që tregoi një shpirtëngushtësi,  por shkoi aq larg që me

2

sjelljen e tij prej “padroni”, dëshiroi të komandojë dhe përfaqsuesit e listave të tjera se kush do  t’i përfaqësojë, madje edhe këtu në këtë TV-DEBAT.  Kamëbëngulja  dhe zbatimi e këtij “vendimit” absurd të tyre, tregoi qartë “pronarin e vërtet” të TV-Teutës, e cila gjë u pa dhe gjatë emisionit.

Me këtë rast edhe një herë njoftojmë opinioni dhe  ia tërheqim vërejtjen “pronarit” të TV-Teutës, që edhe herave të tjera kur do të marrim pjesë dhe nëse do të marrim pjesë…përfaqsuesin në debate dhe emisione të tjera, e cakton subjekti politik, në rastin konkret Koalicioni, e jo, në asnjë mënyrë televizioni, e aq më pak ata të cilët udhëheqin me të, nga afër apo nga larg, siç tentuan edhe në këtë rast!?

Me përjashtimin e përfaqsueses sonë në debatin e mbrëmshëm, theksojmë që më së shumti ka humbur  TV-euta dhe dabati i mbrëmshëm e jo Koalicioni “BASHKË PËR TË ARDHMEN E ULQINIT”. Këtë më së miri e kanë vërejtur dhe konstatuar shikuesit dhe votuesit.

Nisur nga ky akt i tyre arbitrar, sa i paarsyeshëm aq edhe i turpshëm, kur “pronari i vërtetë” dhe vartësit e tij nuk lejojnë përfaqsuesen legjitime të Koalicionit, të vetmen femër që do duhej të ishte në këtë debat, del qartë se ky Televizion theu të gjitha rregullat e informimit të lirë e demokratik dhe të drejtën legjitime të listes zgjedhore ,  me të cilin rast uzurpoi të drejtat e përfaqësimit, të KOALICIONIT  “BASHKË PËR TË ARDHMEN E ULQINIT”.

Dhe në fund, i drejtohemi menaxhmentit të TV-Teutës që në të ardhmen mos të bëj arbirtararitete të tilla, dhe presim që të kërkojnë falje, në radhë të parë shikuesëve te TV-Teutes  dhe subjekteve të të vetmit koalicion në këto zgjedhje (PD,LQ “Perspektiva” dhe LD në MZ), për këtë veprim të qëllimshëm. Përndryshe, subjektet politike te koalicionit “BASHKË PËR TË ARDHMEN E ULQINIT” do të shqyrtojnë bashkëpunimin e mëtejshëm me këtë Television.

Koalicioni – “BASHKË PËR TË ARDHMEN E ULQINIT”.

 

Ulqin, më 12  janar 2014

 

Partia Demokratike                   LQ “Perspektiva”            Lidhja Demokratike në MZ

Kryetari,                                         Kryetari,                               Kryetari,

Fatmir Gjeka d.v.                        Amir Hollaj  d.v.                  Mehmet Bardhi d.v.

Koalicionit BASHKË PËR TË ARDHMEN E ULQINIT