Cozman dhe Tuna, bum edhe në 2014
January 13, 2014 | Lajmet / Vijesti
Dyshja më e diskutuar e vitit që lamë pas ishte këngëtarja Tuna dhe i dashuri i saj Cozman. Hiti “Fenix” bëri që ata të kërkohen gjithkund dhe axhenda e tyre të mbushet me mbrëmje në gjithë botën.
Tuna mbylli vitin 2013 si ”Zogu ma i mir prej kejtve”, ndërsa nga emisioni i showbizit Prive, i dha çmimin si ‘Personazhi i vitit 2013’. Këngëtarja ka paralajmëruar se edhe në 2014-ën do të sjell në hit tjetër së bashku me Cozman dhe në bashkëpunim me Getoar Selimin. Të shohim nëse edhe projekti i ri do të bum sikurse hiti “Fenix”./10minuta/






