Cungu ftoj prokurorin te beje vlerësimin me akuzat e Selim Resulbegoviqit

January 13, 2014   | Lajmet / Vijesti, Politika

Nazif-Cungu-ndaj-akuzave-te-Selim-ResulbegoviqitCungu: Ftoj prokurorin te beje vlerësimin. Sekretari Buzuku: Procesi ishte transparent dhe i ligjeshem

Sot Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu mbajti konferencën për shtyp lidhur me lidhur me akuzat e Selim Resulbegoviqit per parregullsit e perpunimit të studimit të lokacionit Shas.

Në vijim është deklarata nga koferenca.

Reagim lidhur me paraqitjen e fundit te Kryetarit te këshillit komunal te PSD ne Ulqin Selim Resulbegoviqit lidhur me gjoja keqpërdorimet gjatë hartimit te studimit te lokacionit Shas
Per hir te opinionit jam i obliguar te sqaroj pohimet e fundit dhe mashtrimet e Selim Resulbegoviqit ne debatin publik ne televizionin Teuta.

Gjatë vitit 2007, ne bazë te kontratës së shitblerjes jam bërë pronar i truallit ne lokalitetin Shas, në një sipërfaqe prej rreth 51.000 m2 respektivisht i parcelës katastrale 602,603/1,603/2,604/2,dhe 605,606/1,606/2 dhe 606/3 me listen e patundshmerisë 26 KK Shas

Me planin hapësinor te Komunës se Ulqinit te vitit 1999, ne këtë lokalitet është paraparë ndërtimi i kapaciteteve turistike.
Me 16.07.2007, së bashku me pronarin e parceles fqinje i kemi derguar kerkese Sekretariatit per urbanizem te komunës se Ulqinit për hartimin e studimit të lokacionit për eko qendër turistike , në sipërfaqe prej rreth 61,424 m2, respektivisht në rreth 51.000m2 toke ne pronësine time dhe rreth 10.000m2 toke ne pronësi te parcelës fqinjë.
Nazif-Cungu-ndaj-akuzave-te-Selim-Resulbegoviqit-1

Me 14.09.2009 me aktin nr.01-4395/1-09 te datës 14.09.2009 Kryetari i Komunes se Ulqinit Gëzim Hajdinaga sjell vendim që te punohet studimi i lokacionit për qendren eko turistike ne lokalitetin e Shasit në sipërfaqen prej 82.811 m2 nga të cilet rreth 50.000m2 ne pronësine time dhe pronarit te parcëles fqinje, si dhe 32.000m2 kinse tokë e kontestuar e komunës. Me këte rast rreth 10.000m2 e tokes time nuk ka hyrë në këtë studim te lokacionit , sepse nuk ka qene e perfshirë me planin hapësinor nga viti 1999.

Arsyeja përse kryetari i atehershem në këtë studim te lokacionit ka përfshire dhe sipërfaqen në pronësi te komunës te cilën unë nuk e kam kërkuar mua nuk me është e njohur.Vlerësoj se me këtë nuk ka dëshiruar të më beje nder, kur kemi parasysh maredhenijet tona ne atë kohë.

Pas ardhjes tonë në pushtet në vitin 2011, vetëm kemi vazhduar procedurën e nisur nga pushteti i mëparshem. Kemi shpallur tenderin për zgjedhjen e përpunuesit te planit, kemi bërë diskutimin publik, kemi marrë pergjigjen nga Ministria e rregullimit hapësinor dhe pas kësaj plani është dërguar ne Kuvend, ku njëzeri është miratuar. Fakti qe njëzeri eshte miratuar nga te gjithë subjektet politike flet mjaft per transparencen dhe ligjshmërinë e tij, sepse mos të ishte kështu , sigurisht që dikush do të gjinte te thoshte per keqpërdorimet eventuale.

Vetem atyre të cilët nuk i njohin procedurat mund ti shitet prralla qe gjatë hartimit te dokumentit urbanistik mund te vij deri tek ndryshimi i pronarit te pronës. Ata 32.000m2 tokë e komunës ka qenë dhe do të mbetet e tille dhe se ajo nuk mund te ndryshohet me dokumentin urbanistik, sepse nje gjë te tillë sigurisht qe nuk do të ma bënte paraardhësi im, me te cilin kam qenë kundërshtari me i madh.Nese Komuna eventualisht vendos qe kjo tokë te shitet, duhet qe te aplikohet procedura ligjore sipas ligjit per pasurinë shtetërore.

Kete sigurisht qe e din dhe Z. Resulbegoviq, por qëllimi i tij nuk ka qene që te zbulojë gjoja keqpërdorim milionesh , por me paraqitjet teatrale të shkaktoje huti ne rradhë te qytetareve te thjeshtë te cilët nuk merren vesht ne kete materie, dhe në kete menyre te fitoje poene te ulta politike.

Valon-Buzuku-ndaj-akuzave-te-Selim-Resulbegoviqit-1

Ne menyre publike ftoje prokurorit shtetëror, qe deri ne detale te beje vlerësimin e kësaj lande dhe deri me 26 janara gjegjësisht para zgjedhjeve lokale te njoftoi qytetaret se kush flet te vërtetën ne kete rast.
Përndryshe i tërë dokumentacioni ne fjalë eshte publik dhe mund te shihet dhe te fotokopjohet ne Sekretariatin per urbanizem.

Pas konferencës, gazetarët nga Sekretari i sekretarijatit për urbanizëm Valon Buzuku fituan konfirmimin e thënieve të kryetarit, dhe u bindën në ligjshmërinë e mbarë procesit të prurjes së studimit të lokacionit për Shas.

Burimi: Forca.me