Cungu Reagon për akuzat e lokacionit Shas

January 13, 2014   | Lajmet / Vijesti

Nazif-Cungu-Selim-Resulbegovic-1REAGIM LIDHUR ME PARAQITJEN E FUNDIT TË KRYETARIT TË KËSHILLIT KOMUNAL TË PSD NË ULQIN SELIM RESULBEGOVIQIT LIDHUR ME GJOJA KEQPËRDORIMET GJATË HARTIMIT TË STUDIMIT TË LOKACIONIT SHAS

Konferenca për shtyp lidhur me akuzat e Selim Resulbegoviqit per parregullsit e perpunimit te studimit te lokacionit Shas

1.
Për hir të opinionit jam i obliguar të sqaroj pohimet e fundit dhe mashtrimet e Selim Resulbegoviqit në debatin publik në televizionin Teuta.

Gjatë vitit 2007, në bazë të kontratës së shitblerjes jam bërë pronar i truallit në lokalitetin Shas, në një sipërfaqe prej rreth 51.000 m², respektivisht i parcelës katastrale 602,603/1,603/2,604/2 dhe 605,606/1,606/2 dhe 606/3 me listën e patundshmërisë 26 KK Shas.

Me planin hapësinor të Komunës së Ulqinit të vitit 1999, në këtë lokalitet është paraparë ndërtimi i kapaciteteve turistike.

Më 16.07.2007, së bashku me pronarin e parceles fqinje i kemi dërguar kërkesë Sekretariatit për Urbanizëm të Komunës së Ulqinit për hartimin e studimit të lokacionit për eko qendër turistike, në sipërfaqe prej rreth 61,424 m², respektivisht në rreth 51.000 m² tokë në pronësinë time dhe rreth 10.000 m² tokë në pronësi të parcelës fqinjë.

Më 14.09.2009, me aktin nr.01-4395/1-09 të datës 14.09.2009, Kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga sjell vendim që të punohet studimi i lokacionit për qendrën eko turistike në lokalitetin e Shasit në sipërfaqen prej 82.811 m² nga të cilet rreth 50.000 m² në pronësine time dhe pronarit të parcelës fqinje, si dhe 32.000 m² kinse tokë e kontestuar e komunës. Me këtë rast rreth 10.000 m² e tokës time nuk ka hyrë në këtë studim të lokacionit , sepse nuk ka qenë e përfshirë me planin hapësinor nga viti 1999.

Arsyeja përse kryetari i atëhershëm në këtë studim të lokacionit ka përfshirë dhe sipërfaqen në pronësi të Komunës të cilën unë nuk e kam kërkuar mua nuk më është e njohur. Vlerësoj se me këtë nuk ka dëshiruar të më bëjë nder, kur kemi parasysh marrëdhëniet tona në atë kohë.

Lokaliteti turistik i Shasit-Plani

2.
Pas ardhjes tonë në pushtet në vitin 2011, vetëm kemi vazhduar procedurën e nisur nga pushteti i mëparshëm. Kemi shpallur tenderin për zgjedhjen e përpunuesit të planit, kemi bërë diskutimin publik, kemi marrë përgjigjen nga Ministria e Rregullimit Hapësinor dhe pas kësaj plani është dërguar në Kuvend, ku njëzëri është miratuar. Fakti që njëzëri është miratuar nga të gjitha subjektet politike flet mjaft për transparencën dhe ligjshmërinë e tij, sepse mos të ishte kështu, sigurisht që dikush do të gjente të thoshte për keqpërdorimet eventuale.

Vetëm atyre të cilët nuk i njohin procedurat mund t’i shitet përralla që gjatë hartimit të dokumentit urbanistik mund të vijë deri tek ndryshimi i pronarit të pronës. Ato 32.000 m² tokë e Komunës ka qenë dhe do të mbetet e tillë dhe se ajo nuk mund të ndryshohet me dokumentin urbanistik, sepse një gjë të tillë sigurisht që nuk do të ma bënte paraardhësi im, me të cilin kam qenë kundërshtari më i madh. Nëse Komuna eventualisht vendos që kjo tokë të shitet, duhet që të aplikohet procedura ligjore sipas ligjit për pasurinë shtetërore.

Nazif-Cungu-Ulcinj

Këtë sigurisht që e di edhe Z. Resulbegoviq, por qëllimi i tij nuk ka qenë që të zbulojë gjoja keqpërdorim milionësh, por me paraqitjet teatrale të shkaktojë huti në rradhë të qytetarëve të thjeshtë të cilët nuk merren vesh në këtë materie, dhe në këtë mënyrë të fitojë poena të ulta politike.
Në mënyrë publike ftoj prokurorin shtetëror, që deri në detaje të bëjë vlerësimin e kësaj lënde dhe deri më 26 janar, gjegjësisht para zgjedhjeve lokale, të njoftojë qytetarët se kush flet të vërtetën në këtë rast.

Përndryshe, i tërë dokumentacioni në fjalë është publik dhe mund të shihet dhe të fotokopjohet në Sekretariatin për urbanizëm.

Pas konferencës, gazetarët nga Sekretari i Sekretariatit për Urbanizëm Valon Buzuku fituan konfirmimin e thënieve të mia, dhe u bindën në ligjshmërinë e mbarë procesit të prurjes së studimit të lokacionit për Shas.

Lokalna studija lokacije Šas

pdfTekst prijedlog plana

pdfSmjernice za sprovođenje planskog dokumenta-Model

pdfPlan zelenih i slobodnih površina-Model

pdfPlan telekomunikacione-infrastrukture-Model

pdfPlan saobraćaja nivelacije i regulacije-Model

pdfPlan parcelacije regulacije i UTU-Model.

pdfPlan namjene površina Model

pdfPlan hidrotehničke infrastrukture-Model

pdfPlan elektroenergetske-infrastrukture-Model