Debati i pare i barteseve te listave qe garojne ne zgjdhjet lokale me 26 janar ne Tv Teuta

January 13, 2014   | Lajmet / Vijesti

Debati i pare ne Tv TeutaMbreme ne Tv Teuta u zhvillua debati i pare i barteseve te listave qe garojne ne zgjdhjet lokale me 26 janar. 

Nder te tjera Kryetari i Komunes dhe kryetari i Forces se Re Demokratike tha:

“Kemi bërë bazën e cila siguron jo vetëm konsolidimin e buxhetit, por edhe me hapa të përshpejtuar të zëmë vendin e parë ndër komunat e Malit të Zi.”

“Secili kandidat që e kemi propozuar është i gatshëm të marrë përgjegjësi dhe të luftojë korrupsionin”

“Nga Banka Gjermane për Zhvillim 260 milionë euro janë investuar në Mal të Zi për ujësjellës dhe kanalizim, që është baza për zhvillimin e turizmit, nga të cilat Komuna e Ulqinit më përpara nuk ka marrë asgjë. Me ardhjen tonë në pushtet kemi marrë 478,000.00 euro. Granti i dytë nga Banka Gjermane për Zhvillim do të jetë 1,650,000.00 euro, kredia 20 milionë, si dhe do marrim 10 milionë në grante nga fondet IPA dhe 5 milionë nga Banka Evropiane për Zhvillim.”

“Nën udhëheqjen e FORCËS janë vënë në lëvizje të gjitha punët, përfshirë planet urbanistike.
Ku kanë qenë më përpara fondet IPA, EBRD, KfW, Fondi Rockefeller Brothers, Banka Botërore, Fondi për Zhvillim?”

“Bllokimin e aprovimit të planeve urbanistike e ka bërë z. Selim Resulbegović. Kjo Komunës i ka kushtuar 140,000.00 €.”

“Ne kemi më së tepërmi nevojë që kërkesat tona t’i paraqesim nëpërmjet partive nacionale. Kur vijnë përfaqësuesit e ambasadave ose të institucioneve të tjera ndërkombëtare për të pyetur për gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi, nuk i drejtohen as Nrekiqit, as Abazoviqit, as Resulbegoviqit, por partive nacionale shqiptare.”

“Për 2 vite kemi bërë shumë më tepër se është bërë 22 vitet e fundit në Komunën e Ulqinit, në drejtim të transparencës, luftës ndaj korrupsionit, të drejtave tona, përgatitjes së projekteve dhe përgatitjes së terrenit për të filluar realizimin e projekteve madhore.

Gjatë mandatit 4 vjeçar do të aprovojmë të gjitha planet urbanistike, përfshire Planin Urbanistik Hapësinor të Komunës së Ulqinit.

Kemi identifikuar burimet dhe krahas investimeve në infrastrukturë, do ketë investime edhe në ekonomi, posaçërisht në turizëm dhe bujqësi.

Projekti më i madh me shumë prej 136 milionë eurosh në bashkëpunim me Bankën Gjermane për Zhvillim do të realizohet në faza të ndryshme, ku tentojmë që në fazën e parë të hyjë edhe realizimi i ujësjellësit dhe kanalizimit për Shtoj, gjegjësisht Plazh të Madh.

Do të jemi oferta më e mirë për investime në Mal të Zi.

Menjëherë do të fillojmë bisedat më kompaninë Rixos, të cilet duan të bëjnë investime patjetër edhe në Ulqin.

Kemi themeluar Zyrën për Projekte dhe Bashkëpunim Ndërkombetar, e cila në më pak se 2 vite është shpallur më e mira në Mal të Zi, duke fituar projekte në vlerë prej 1.7 milionë eurosh.

Kemi identifikuar burimet, ndër të cilat Banka Islamike për Zhvillim, në bashkëpunim me të cilët do të organizojmë konferencën për investime.

Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim ka premtuar 5 milionë euro për investimet e para në ujësjellës dhe kanalizim në Mal të Bardhë, Braticë, Totosh dhe Kodra.

Duhet të bëhet legalizimi i objekteve, ku planifikohen 40 milionë euro nga kompensimi.

Gjithashtu planifikojmë të ardhura nga shitja e tokës së Komunës në Mavrian – Hije.

FORCA – E vetmja rrugë drejt zhvillimit”

Forca.me