Forca: Mirat Detare janë shndërruar në të Mira “Tokësore” ne Ulqin

January 13, 2014   | Shtypi / Mediji

Sonica Festival _12 gusht_2011_Copacabana_plazha madhe_Ulqin.2Një ndër motivet kryesore të  krijimit të FORCËS ka qenë padrejtësia që është bërë me Të Mirat Detare në kurriz të qytetarëve të Komunës së Ulqinit. Padrejtësia dhe diskriminimi vihen re qartë tek zbatimi me dy standarde i ligjit duke diskriminuar shqiptarët ndërkohë që zbatimi është krejt ndryshe në Komuna të tjera të bregdetit të Malit të Zi. Përpos kësaj, shqetësues është edhe fakti që ndryshe nga ajo që parashikon ligji, të Mirat Detare janë shndërruar në të Mira “Tokësore” duke kontrolluar dhe shfrytëzuar shumë më tepër territor se sa i takon.

FORCA premton që me vazhdimin e administrimit të pushtetit lokal në Komunën e Ulqinit do të përdorë çdo mjet legjitim që është në dorë të Komunës për t’i përdorur burimet natyrore në shërbim të banorëve. Ajo do të zbatojë modelet më të mira dhe më të suksesshme të administrimit të bregdetit që njihen dhe aplikohen, duke ftuar ekspertë e këshilltarë nga Kroacia dhe Italia, etj.

FORCA do të luftojë keq-menaxhimin e zonës së të Mirave Detare dhe do të luftojë që menaxhimi i të Mirave Detare të bëhet edhe nga pushteti lokal në Komunën e Ulqinit e jo vetëm nga niveli qendror.

Sa i përket kësaj çështjeje, falë angazhimit të FORCËS, projektligji i fundit për të Mirat Detare parasheh që vija e të Mirave Detare të jetë 6 metra, e jo “së paku 6 metra” siç ka qenë deri më tani. Gjithashtu, Forca do të vazhdojë me këmbëngulje të kërkojë trajtim të njëjtë si komunat e tjera  bregdetare dhe do të ndikojë në përmirësimin e dispozitave ligjore përmes ndikimit me amendamente në Parlamentin e Malit të Zi.

Forca.me

YouTube Preview Image