Jakup Murati – përgatitjet për zgjedhje kanë përfunduar me sukses
Kryetari i Komisionit komunal të zgjedhjeve në Ulqin Jakup Murati ka deklaruar sot se përgatitjet për zgjedhje, sa i përket listave dhe renditjeve ka përfunduar me sukses. Më parë kemi njoftuar edhe renditjen e listave e që prinë Mali i Zi pozitiv, pastaj Fronti Demokrati, Partia Boshnjake, partia Socialiste Popullore, Forca, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Partia Demokratike e Socialistëve, Koalicioni së Bashku për të ardhmen e Ulqinit, kurse e fundit është Partia Social Demokratike.
Murati ka deklaruar se gjithësejt do të ketë 36 vendvotime dhe se asnjeri vendvotim, sipas ligjit nuk do të ketë mbi 1 mijë votues. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 19 mijë e 181 votues, por siç shtoi Muarati lista përfundimtare e votuesve do të dihet brenda 10 ditëve. Murati gjithashtu njoftoi se punët janë duke shkuar siç edhe ishin planifikuar më parë dhe se sot po ashtu u bë edhe renditja e kryetarëve dhe anëtarëve të Komisionit në vendvotimet e caktuara dhe e cila ka shkuar sipas renditjes së numrit të këshilluarve në këtë komunë,ka theksuar Murati.
TVCG





