Keshilli i Bashkesise islame ne Ulqin ka organizuar takim me imamet ne Ane te Malit

January 13, 2014   | Shtypi / Mediji

Bashkesia islame e Ulqinit-Lamiga-KrytheKeshilli i Bashkesise islame ne Ulqin me date 08,01,2014 ka organizuar takim me te gjithe imamet dhe mutevelinjte/kujdestaret e xhamiave ne nivel komunal. Ne takimin e organizuar ne Krythe te Anes se Malit ne restorantin Lamiga moren pjese imamet dhe mutevelinjte e xhamiave te Ulqinit dhe te gjithe fshtarave te komunes se Ulqinit te cilet jane pjese e KBI ne Ulqin. Ne takim ishin te pranishem rreth katerdhjete persona. Ne kete takim gjithashtu moren pjese kryetari dhe perfaqesues te tjere te BKA ( Biznis Klub Ana e Malit) te cilet njeherit edhe sponsorizuan kete takim.Fjalen pershendetese e mori kryeimami mr. Ali ef. Bardhi i cili para te pranishmeve foli per projektin e regjistrave te lindjeve dhe vdekjeve dhe rendesine e ketij projekti duke theksuar se nje popull ruan identitetin e vet duke ruajtur historine e tij. Kete proojekt e ka  financuar BKA.

Bashkesia islame e Ulqinit-Lamiga-Krythe-1

Pastaj kryeimami vazhdoi rreth mevludit- lindjes se me te dashurit Muhammedit a.s. dhe rendesise se shenimit te kesaj date ne menyre sa me dinjitoze.Pas tij fjalen e mori zyrtari i Meshihatit Omer ef. Kajoshaj i cili foli per historite e profeteve te Zotit dhe ate se ne cdo sfide te jetes, tek historite e tyre do te gjejme sprova te njejta por edhe menyren e reagimit ndaj sprovave dhe sfidave te jetes. Ne si muslimane duhet te ruajme besimin per t’i perballuar sfidat e jetes por kete mund ta arrijme nese jemi te bashkuar. Rruga e gjithe profeteve tani vazhdohet nga dijetaret e hoxhallaret te cilet me sakrifica i ballafaqojne sfidat e jetes ne menyre qe te ruajne dhe kultivojne besimin ne brezat e rinj.Sekretari i Meshihatit ne Mal te Zi Fuad ef. Çekiq foli gjithashtu per rendesine  e ruajtjes se identitetit kombetar dhe fetar dhe se regjitrat e lindjeve dhe vdekjeve jane deshmi e ekzistences sone ne keto troje. Edhe pse qeverite e mehershme kane shkatrruar arkivin e Bashkesise islame ne Mal te Zi, ne duhet qe te zhvillojme infrastrukturen ne Bashkesine islame ne Mal te Zi ne menyre qe brezat e ardhshem te dine se kujt i takojne – shtoi ai.Ne fund, kryetari i KBI ne Ulqin i dorezoi fletefalenderim kryetarit te BKA-se Kabil Kurtit duke i’u falenderuar per perkrahjen e projekteve te KBI ne Ulqin ndersa z. Kurti shtoi se afaristet duhet dhe to te gjinden gjithmone prane Bashkesise Islame dhe projekteve te saj ne menyre qe te gjithe se bashku te ecim rruges se Zotit.Ne fund, duane pas ketij takimi i beri mr. Behlul Kanaqi, zyrtar ne Meshihatin e Bashkesise islame ne Mal te Zi.Te gjithe te pranishmeve i’u nda libri “Historite e profeteve” e autorit Amr Halid.

Monteislam