Gegaj: Tuzi duhet të jetë komunë me ekonomi të qëndrueshme
Funksionari i PDS Nikollë Gegaj ka deklaruar se partia e tij do të mbajë premtime e dhëna lidhur me statusin e Komunës Urbane të Tuzit. PDS çdo herë ofron zgjidhjet më të mira për të gjithë qytetarët e Malit të Zi. Një gjë e tillë do të jetë edhe në rastin e Malësisë dhe statusit të ardhshëm të Komunës urbane të Tuzit. Ne i mbajmë premtimet e dhëna dhe përmes bisedimeve me partitë politike nga Malësia jam i besimit se do të vijmë deri të zgjidha e cila do të jetë në interesin më të mirë për të gjithë qytetarët e Malësisë dhe e cila do të ketë mbështetjen e tyre absolute pa marr para sysh dallimet politike apo të tjera, ka deklaruar Gegaj për Portall Analitika. PDS i ka plotësuar premtimet e dhëna çka dëshmon edhe kthimi i statusit të Komunës së Petnjicës e në procedurë është që edhe qytetarët e Guicisë të fitojnë komunën . Jam i besimit se kjo do të ngjaj edhe me kthimin e statusit të Komunës së Tuzit.
TVCG





