Mali i Zi Pozitiv Ulqin – Programi Zgjedhor 2014

January 15, 2014   | Reportazh / Reportaža

Zhvillimi ekonomik modern i komunës së Ulqinit duhet të jetë i përqendruar në mjetet më të lehta , më të lira dhe më pak të rrezikshme dhe duhet të jetë i bazuar në katër parime dhe atë :

Programi-zhvillimor-ekonomik i-Ulqinit

– PARIMI 1 – TË PARANDALOHET DERDHJA E MJETEVE –

Parandalimin e derdhjes së mjeteve do ta kryejmë përmes: zëvendësimit të importit nga komunat dhe qytetet
tjera, racionalizimit të resurseve, programeve të prokurimeve publike lokale.
Forcimi i ekonomisë lokale është hap i rëndësishëm përpara i cili çon kah mbështetja në resurset vetjake dhe
është pjesë kyçe e çdo strategjie të zhvillimit lokal ekonomik në ekonominë globale e cila është gjithnjë e më
shumë e paparashikueshme.
Sa më me arsyeshmëri të disponojmë me resurse dhe sa më shumë që praktikojmë prokurimet lokale dhe
prodhimin, me çmime reale (sidomos të gjërave të nevojshme për jetë dhe të atyre për të cilat ekziston kërkesa
gjatë sezonit turistik), ekonomia lokale do të jetë gjithnjë e më e gjallë dhe më lehtë do ti përballoj tronditjet dhe
ndryshimet e jashtme.

– PARIMI 2 – TË MBËSHTETEN BIZNESET EKZISTUESE –

Boshti i zhvillimit ekonomik i çdo komuniteti është biznesi i vogël dhe i mesëm. Administrata lokale duhet të
jap përkrahjen maksimale (logjistike, këshilluese dhe çdo lloj tjetër të përkrahjes) të bizneseve ekzistuese që të
bëhen më efikase dhe më të suksesshme, që do të ndikoj në mënyrë të drejtpërdrejt në hapjen e vendeve të reja
të punës. Konkretisht, për realizimin e këtij parimi do të realizojmë këto aktivitete:
• Rritja e subvencioneve buxhetore për sipërmarrës, sidomos për bujqit ( 2012 vetëm 500 euro, 2013
janë projektuar 7500 euro, që është krejtësisht e pamjaftueshme) gradualisht deri në nivelin prej 1%
të buxhetit aktual
• Përshtatja e taksave komunale me realitetin ekonomik në Komunë të Ulqinit. Vendimet për taksat dhe
shërbimet komunale të rivlerësohen dhe korrigjohen në nivelin i cili do të ishte i pranueshëm për
të gjithë
• Të forcohen kapacitetet e administratës dhe sekretariateve lokale të cilët merren me ekonomi në
mënyrë që të jenë servis për zhvillimin dhe forcimin e ekonomisë lokale
• Botimi i Newsletter-it në të cilin do të paraqitej pamja e ekonomisë lokale
• Punimi i programit arsimues që ka për qëllim nxitjen e bashkimit klasterik
• Botimi i udhërrëfyesit për pjesëmarrje në panaire

– PARIMI 4 – TËRHEQJA E INVESTIMEVE TË HUAJA –

Duke ditur rëndësinë e krijimit të ambientit adekuat të biznesit për tërheqjen e investimeve, e duke patur
parasysh konkurrencën gjithnjë e më të madhe kur bëhet fjalë për afrimin e investitorëve të huaj, Komuna e
Ulqinit duhet të ketë plan të qartë dhe të marr masa konkrete stimuluese për investitor.
• Hartimi i planit të rikonstruimit të infrastrukturës rrugore
• Qendra e unifikuar për dhënien e lejeve të ndërtimit – në bazë të parimit “One stop shop”
Ekzistimi i Qendrës për unifikimin e dhënies së lejeve e cila mundëson ofrimin shumë më
cilësor të shërbimeve ndaj të gjithë investitorëve. Me këtë shkurtohet koha e pritjes për të gjitha
dokumentet të cilat i lëshon administrata lokale, e të cilët janë pjesë përbërëse e aktit përfundimtar
(lejes së ndërtimit). Të vendoset komunikimi dhe koordinimi më i mirë i të gjithë sekretariateve të
administratës lokale të cilët janë të kyçur në procesin e dhënies së lejeve. Ofrimi i shërbimit cilësor
ndaj të gjithë investitorëve potencial
• Pakoja e masave stimuluese përveç të tjerave do të nënkuptoj dhe zvogëlimin e taksave
komunale
dhe çmimin fleksibël të tokës në zonat të cilat janë të parashikuara për investime
• Zgjidhja e përhershme e problemit të furnizimit me ujë në të gjitha zonat e Komunës së Ulqinit
• Hartimi i Planit të marketingut të Komunës së Ulqinit. Me qëllim të promovimit sa më të mirë të
potencialeve dhe aktiviteteve të veta, si dhe rritjen e njohjes së Komunës së Ulqinit në nivelin
regjional, me rëndësi të veçantë është hartimi i strategjisë së promocionit, gjegjësisht planit të
marketingut të Komunës tonë

Pakoja e masave stimuluese përveç të tjerave do të nënkuptoj dhe zvogëlimin e taksave
komunale
dhe çmimin fleksibël të tokës në zonat të cilat janë të parashikuara për investime

Zgjidhja e përhershme e problemit të furnizimit me ujë në të gjitha zonat e Komunës së Ulqinit

Hartimi i Planit të marketingut të Komunës së Ulqinit. Me qëllim të promovimit sa më të mirë të
potencialeve dhe aktiviteteve të veta, si dhe rritjen e njohjes së Komunës së Ulqinit në nivelin
regjional, me rëndësi të veçantë është hartimi i strategjisë së promocionit, gjegjësisht planit të
marketingut të Komunës tonë

MALI I ZI POZITIV
Këshilli komunal Ulqin

Numri i telefonit : 069 270 074
E-mail:
ulcinj@pozitivna.me

programi i zhvillimit ekonomik i Ulqinit

Kliko ne Program: http://www.pozitivnacrnagora.me/wp-content/uploads/2014/01/PCG-UL-dvojezicno-web-ALB.pdf