Inspektorati Policorë do ta marrë dokumentacionin mbi Shasin

January 16, 2014   | Shoqëria / Društvo

Liqeni-ShasitInspektorët policorë do ta marrin deri në fund të javës dokumentacionin nga Komuna e Ulqinit që ka të bëjë me hartimin e studimit të lokacionit Shas, pasi që kryeprokurorja ka urdhëruar hetimin mbi këtë kinse skandal korruptiv. Siç është informuar gazeta DAN nga Drejtoria e Policisë, në skandal janë të përfshirë kryetari e nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu dhe Selim Resulbegoviq. Cungu është në krye të listës zgjedhore të Forcës për zgjedhjet lokale të caktuara për më 26 janar, kurse Resulbegoviq udhëheq listën e Partisë Socialdemokrate.

Nazif-Cungu-Selim-Resulbegovic-1

Nga opozita kanë ftuar Cungun dhe Resulbegoviqin që të tërhiqen nga gara sepse, siç kanë arsyetuar, inspektorët sot do të fillojnë hetimin lidhur me akuzat që kanë këmbyer Cungu dhe Resulbegoviq. Resulbegoviq e ka akuzuar Cungun se me studimin e lokacionit për Shas në të cilin e ka pronën e vet, ka përfshirë edhe 32 mijë metra katrorë të pronës shtetërore. Ai ka vlerësuar se me këtë i është bërë dëm i madh shtetit. Cungu i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka akuzuar Selim Resulbegoviqin se me ndryshimin e planit urbanistik është përpjekur që në pronën e tij afër hotelit Mediteran të ndërtojë objekt, katet e të cilit do të ishin mbi nivelin e rrugës.

TVCG