Maloku: Spektri politik shqiptar në Mal të Zi në udhëkryqe

January 16, 2014   | Bota

Spektri politik shqiptar në Mal të ZiSpektri politik shqiptar në Mal të Zi aktualisht gjendët në udhëkryqet më të ashpra të saj prej pluralizmit politik në vend.

Tkurrja e të drejtave individuale e kolektive ndërë shqiptaret atje, është në gjykimin tim si pasoj e lidershipit të dobët.

Mos suksesi i tyre solli edhe zgjedhjet lokale për Këshilltaret e Kuvendit Komunal të Ulqinit. Me 26. Janar 2014, presidenti Vujanoviq ka paraparë të mbahen zgjedhjet lokale.

Arsyeja e dhënë për mos funksionim dhe mos sukses të Komunës nga ana e grupit të Këshilltarëve të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) – parti kjo e drejtuar nga KM Gjukanoviq – dhe me mbështetjen edhe të Këshilltarëve tjerë vëmendjen e spektrit politik shqiptar në Mal të Zi do t’a kthejë nga problemet që ata kanë.

Politika e tyre dobët i bëri që të jenë indiferent ndaj mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Prizren.

Albinot Maloku Facebook