Nika: Ulqinin, që (s)enjohim pas konfliktit televiziv, kryetar Cungu- nënkryetar Resulbegu….?!!!

January 16, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Debati i pare ne Tv TeutaShkruan:Muhamet Nika,

Kam pikëpamjen se kur ndodhin ngjarje të rëndësishme në jetën e një komuniteti , atëherë  ngjarjet gjithë herë e meritojnë, një koment të rëndësishëm.  Nisur nga ky qëndrim , statusin e ngjarjeve të rëndësishme- Që (s)e njohim , pa mëdyshje  e  kishte edhe konflikti parazgjedhor në TV Teutë, i  kryetarit  Cungu, dhe  nënkryetarit Resulbegu….Ai mbase, vjen, nga koha e miratimit të Planit, Hapësinorë , të Malit të Z…, kur edhe amviset e Ulqinit, nënshkruan një peticion  kundër miratimit të tij.?!!

Tash më, nuk mund të thuhet se është  krejt enigmë, përse, ndryshimi i Planit Hapësinor,  nuk pati vërejtje,  vetëm nga Komuna e Ulqinit, kurse të gjitha komunat tjera    malazeze kishin dhënë vërejtje. Nga  peticioni në plan, që u bë, dhe i cili nuk u përligj, në kuvend, pastaj nga debati, u pa, se ,  Kuvendi, i Ulqinit, tashti një kohë të gjatë” nuk e paska veten, në dorë, dhe si duket, as që mund ta ketë…”?!!

Mehmet Zenka, fjala bie, u krenua,  nga ana e tij, në debat, që ata, si subjekt(pa kuvend?!!!) ,  kishin kthyer pasurinë, përmes një komisioni, që kishin formuar, Kuvendi i Komunës, por që i cili , për punën e vet, me sa dimë ne , as një herë nuk i dha raport Kuvendit…?!… Që, komisioni i cekur, u vendos, jashtë zyrave të komunës, bashkë me arkivin e tij…,që i tërë arkivi i lëndëve, u fut në një thes dhe shkoi për Tivar, kur ai kaloi, nën kompetencat e republikës…?!… Që këtë, komision,  për pa rregullsi,e shkarkoi kryetari Gëzim Hajdinaga, me anë të një vendimi të nxjerrë enkas…??!!! Thuhet se , ai jo gjithherë në punë pati kuorum.

Me siguri duke dyshuar  në punën e komisionit të përmendur, por edhe mrojtësave të pasurisë së komunës, që akuzohen për shpërdorim të pronave në Shtoj, Andrija Qetkoviq(SNP), zbuloi, që  Komuna e  Ulqinit,  veç, qenka, më e varfër, në kadastër, për 2o milionë  metra katrorë…,( për këtë punë, kuvendi , nuk  është vënë ende,  në dijeni…). Por,  që  edhe ai, vetë, si Andri (pa ditur kuvendi..) kish shkuar, në “LUKSEMBURG, me Kryetarin Cungu- mbase edhe me dikë tjetër, dhe siç tha,  u kishin, premtuar , të gjithë  qyteteve-probatimave të Ulqinit, tu jepnin falas, nga 2mijë metra katror…,dhe se ai,   ishte i mendimit  ta rrisin në 3mijë metra….? Njeriu, duhet të pyes- Aferim, po tokën e kujt po japin, pa e pyetur fare  Kuvendin.. A mos do të thoshte me këtë, që : “Në se ju dhatë 20miljon metra -mundemi edhe ne , të falim disa dhjetra mijë…?” – tinëz Kuvendit të Ulqinit. Po për se, po i bëhet, i gjithë ky paralelizëm Kuvendit të Ulqinit…?!

 

Komuna e Ulqinit gjunjëzohet para qeverisë…?!

Nëse, veç për pak, largohemi , nga debati i përmendur televiziv , për, të zbuluar “sherret e pushtetit të më parshëm”E gjithë kjo, që u tha , se” bëhet  tinëz “ kuvendit,mund të  zbulohet, nga një shkresë(informatë ) ,  që kryetari i komunës së  më parshme , ia pat nisur Kuvendit të Ulqinit, për  miratimit dhe e cila lidhej, me çështjen,e  përgatitjes së procedurës së shitjes së bregdetit ulqinak , ( përsëri tinëz Kuvendit) mbi bazën e  Planit  të ri Hapësinor. Shkresa(informata) kishte , nr.01-2416/1, datë , 17,06.2011. Nga ajo, shohim , që kish ekzistuar një marrëveshje e fshehtë e  ekzekutivit të komunës dhe e grupit joformal të peticionit(arkitektëve vendas, opozitës dhe sektorit joqeveritar, – gjithnjë, tinëz Kuvendit të Ulqinit, si trup meritor,  rreth shitjes  së përmendur…, dhe që kjo, marrëveshje, vazhdon ende të jetë në fuqi…?!!!

 

KUR QEVERISË I HASI SHARRA NË GOZHDË

 

Por shitja, siç po duket, u kish dështuar…?! Dihet se të huajt, nuk blejnë tokë , ashtu si rusët, që blenin edhe tokën e huaj në kadastër. Ose, të nacionalizuar-  për të tretën herë brenda një shekulli- pa letra..?!  Andaj, po duket- qeveria, e nxiti, , kryetarin e  komunës së më parshmershme, që, me gjithë atë, Kuvendi i Ulqinit, të përkrah  hartimin e dokumentacionit për shitje, që u ish besuar kompanive projektuese të huaja, sepse, siç shkruhej në te “ dihej që Kuvendi, nuk kish paraqitur mendimin e ti rreth shitjes.”

Informata drejtuar kuvendit,  të më parshëm, rreth veprimeve të grupeve joformale cekte, se:” Ky aktivitet nuk mund të jetë ekskluzivitet i   as një numri të njerëzve pa pjesëmarrjen aktive…(kupto , qytetarëve dhe kuvendit. V. Jonë), se: ” Në këtë na obligon kreu i 9 i Ligjit të Vetëqeverisjes Lokale“( që pjesëmarrësit e debatit televiziv  shtireshin se e  kanë harruar..), me siguri që brendia e letrës ishte e nga  përpunuesit e planit; Konzorciumi („ARUP“,“SAVILS“dhe“CAU“),..?!!!

 

Sipas nesh, Ulqinakët, edhe  kësaj radhe,  ia çelën(mshelën) rrugën vetes- me paralelizmin e vet, që i bënë Kuvendit,  duke zgjedhur një grup burrash Ulqinakë, si dikur, për t’i bërë rixha , krajlit- qeverisë, që mos t’iu bjerë shumë në qafë rreth shitjes së tokës në Ulqin, ashtu si me nacionalizim(privatizim…)?!!!

 Ky komision  në atë kohë koordinohej nga sekretari i urbanizmit, disa arkitektë në zë  të qyteti…, “ … të cilët u tha- “thanë për vetën e tyre – se kishin miq të fortë, në Podgoricë, për të kryer “punët  e planit hapësinor dhe përgatitjes për shitje të Ulqinit” .  Me ta, shkuan edhe disa ekspert të planifikimi të opozitës së   atëhershme,   që  i kryesonte  Sektori Joqeveritar i Ulqinit???!

 E gjithë kjo( në një farë mënyre) u konfirmua, në debatin e cekur  televiziv… Punët që fillojnë mbrapsht, mbrapsht kanë për të përfunduar?!

 

TASH PAS DEBATIT, ËSHTË E QARTË PËRSE U REFUZUAN SLLOVENËT QË  TË ISHIN PËRPUNUES TË PLANEVE

Mbaj mend, që Ekzekutivi, i atëhershëm, refuzoi, kërkesën , që hartues të Planeve, të ishin Sllovenët. Kërkesa,e sllovenve, prej 90  mijë eurove, u refuzua në llogari të  Fakultetit të Ndërtimtarisë së Podgoricës ,  i cili  paraqiti , ofertën prej 30 mijë eurove. …?! Si pas nesh, sllovenët , do t’i kishin punuar planet në një afat disa mujor, e jo  dhjetë vjeçar …?!! Dhe , nuk do të kishim pasur, situatën, që përmendi Cungu, që të shkohet e të kontaktohet” korruptohet” ,  përpunuesi,” në Podgoricë, pasi të jetë , hapur edhe një zyre, ku , shitet dhe blihet toka”…?!  Dhe,planët, nuk do të kishin, pasur mundësinë të rrinin, me vite të tëra, në fioka, deri sa përpunuesi,  t’i milte mirë qytetarët ,siç  tha Resulbegu,…?!

 

Koha e Lara Klosit të Fishtës

Sa për hetimet, që përmend Cungu,  dhe ndalimi i nënshkrimit të disa planeve , nga  ai, situata, është edhe më e komplikuar, nga se duke…, sepse, nuk na është e njohur, që, Kuvendi, i Ulqinit, të  ketë një arkivë të veten , ku ruhet shembulli origjinal i planit të miratuar – siç ndodh,  për shembull  , në Kuvend  të  Malit të Zi. Por, ai pas miratimit, të gjithë planet, në mënyrë , të pa ligjshme , ia kalon, urbanizmit (nga ku ka  mundësi,  pastaj, të resiten,  e të shtohen  parcella)…?!! Atë herë, lind , pyetja, me çka , do të krahasohen, parcelat e  miratuara , gjatë vitit, 2009,  për të cilat dyshohet , se u hoqën?!!!  A thua,  sërish, do të kujtojmë ata vargjet e Fishtës, i cili këndonte : “Lara Klos, more Lara Klos/ vet shkruaj e  vet vulos/ e kërkosh nuk të thotë mos/?!