Lek Markiqi nuk heq dorë nga Adonis Markashi, Revoltohet babai thëret ne padrejtësi

January 17, 2014   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

DEKLARATË PËR OPINION

 

Adonis-MarkashiUnë, Xhavit Markashi, prindi i karateistit të njohur për opinion Adonis Markashit jap deklaratë kundër veprimit jonjerëzor të trajnerit të klubit të karatesë “Champion” Lek Markiqit, i cili vazhdimisht ka tentuar dhe tenton në çdo mënyrë që të pengojë djalin tim, Adonisin, që të vazhdojë karrierën e tij deri më tash të suksesshme në sportin e karatesë.

Adonis Markashi është deklaruar haptas se nuk është më anëtar i klubit të karatesë “Champion” që nga përfundimi i sezonit të parë të garave të vitit 2013 dhe që do të vazhdojë stërvitjet në Klubin e karatesë “Rei” me trajnerin e ti personal Nail-Shilo Kurtin, të cilit edhe i takojnë të gjitha meritat e rezultateve të arritura të Adonisit, siç janë Kampion i Malit të Zi, Kampion Ballkanik, Kampion Mbarëkombëtar dhe fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian të Karatesë. Djali im ka bërë zgjedhjen e vet pas ndarjes së dy trajnerëve të KK “ Champion” Lek Markiqit dhe Nail-Shilo Kurtit dhe ka vendosë që në të ardhmnen të vazhdojë me Shilo Kurtin, ashtu siç kanë vendosur edhe një pjesë e mirë e garuesve të tjerë me vullnetin e tyre të lirë.

Lek Markiqi, i cili e quan veten trajner, që duhet të jetë pedagog i fëmijëve, duke i edukuar ata në një frymë të mirëfilltë sportive, t’i përkrahë për arritje dhe suksese të reja, në çdo mënyrë përpiqet që djalit tim t’i bëhet pengesa më e madhe për t’ia shkatërruar karrierën sportive, në të cilën, jo vetëm Adonisi, por edhe unë si prind kam investuar shumë.

Unë, edhe përkundër provokimeve që ia ka bërë djalit tim drejtpërdrejt, jam munduar që të mos reagoj, duke menduar që ai një ditë do të ndalet, por e kisha gabim – ai jo që nuk u ndal, por po vazhdon edhe më tej, duke mos zgjedhur mënyra e mjete, me përpjekjet që t’ia shkatërrojë një të riu karrierën, të cilën e ka arritur me sakrificën e tij, tonën si prindër dhe trajnerit personal Nail-Shilo Kurtit, të cilit i jemi mirënjohës.
Adonis Markashi ne Ulqin medaljen evropiane.4

Para Kampionatit të Malit të Zi, Lekës iu drejtova personalisht që ta lejojë djalin tim që të marrë pjesë në Kampionat, por e kotë, ai jo vetëm që nuk e lejoi, por përkundrazi, ai mori forcë dhe e shkroi një letër drejtuar Federatës së Karatesë së Malit të Zi dhe selektorit të Reprezentacionit të Malit të Zi, anëtar i të cilit është Adonisit, në të cilën i informon se, kinse, me datën 17.12.20013, në Ulqin, është mbajtë mbledhja e Këshillit Drejtues të KK “Champion”, ku është sjellë Vendimi që Adonis Markashi të suspendohet nga klubi përjetësisht dhe kanë kërkuar që edhe Federata në fjalë të marrë masa dhe t’ia ndalojë në të ardhmnen pjesëmarrjen në gara. Arsye për këtë, shkruan në letër, qenka pjesëmarrja e Adonisit në garat ndërkombëtare në Tiranë dhe Gostivar, si pjesëtar i ekipit të KK “Ulqini”, me çka paska shkelur Rregulloren e Statutin e klubit (?!). Të gjitha këto janë të pavërteta, pasi që Adonisi ka marrë pjesë në gara me ekipin e klubit tjetër në përputhje me Rregulloren për Gara të Federatës së Karatesë të Malit të Zi, sepse trajneri dhe sekretari  aktual i KK “Champion” Nail-Shilo Kurti ka të drejtë të japë pëlqimin garuesve të vet, që ata për të mirën e tyre të marrin pjesë nëpër gara për ekipe të klubeve të tjerë, me qëllim të grumbullimit të përvojave të domosdoshme për arritjen e rezultateve të nivelit botëror.

 

Manipulimet e Lekës nuk mbarojnë këtu. Ai e keqpërdori nënshkrimin e Kryetarit të Klubit Husni Begut në letrën e lartëpërmendur, por pasi që ne e njohim mirë Husni Begun dhe i gjithë qyteti e njeh për një person të ndershëm, e kontaktuam atë dhe ia treguam situatën që ishte bërë. Husnija u befasua, pasi që nuk ishte i njohuftuar për këtë gjë. Nuk ishte mbajtur mbledhja e Këshillit Drejtues të KK “Champion”, nuk ekziston asnjëfarë Vendimi për suspendimin e Adonisit, e ç’është më e keqja, nuk e kishte të qartë se si kishte mbërritur nënshkrimi i tij në letrën drejtuar FKMZ. Të gjitha këto janë shpifje dhe manipulime të Lek Markiqit, pjesë e marifetllëqeve të tij, që s’është gjë e re, por të keqpërdorë e të tradhtojë njeriun e parë të klubit, kjo është e paparë!!
Adonis Markashi ne kampionatin evropian ne Azerbejxhan.1

Dëshmi për të gjitha këto kam Vendimin e falsifikuar, të cilin e bëri Lek Markiqi dhe Demantin e kryetarit të klubit “Champion” , z. Hysni Begut, në lidhje me këtë Vendim.

Të nderuar bashkëqytetarë, vlerësoni vetë veprimet e këtij njeriu dhe a është njerëzore, që të mos them, normale, që një njeri të bëjë kësi manipulimesh me qëllim që t’ia shkatërrojë karrierën një të riu, i cili deri më tash ka treguar rezultate të shkëlqyeshme në sportin e karatesë, për më tepër kur deri para disa ditësh është lavdëruar vetë me këto rezultate. Në bazë të rezultateve të Adonisit, ai ia ngriti renomenë vetes si trajner, duke u bërë trajner i Përfaqësueses  së Malit të Zi; në shpinë të djalit tim klubi “Champion” u shpall klubi më i mirë për vitin 2013, në bazë të medaljes evropiane që ia solli këtij qyteti, sepse sa për rezultatet e tjera të atij klubi dihen se janë zero, në krahasim me rezultatet e klubeve të tjerë. Lek Markiqi krenohej me Adonisin para zgjedhjes së sportistëve të vitit në komunën e Ulqinit , sepse Adonis Markashi është anëtar i KK “Champion”, kurse 10 ditë para zgjedhjes së sportistit më të mirë ai bën suspendimin fallco të Adonisit?!

Nuk dua të flas për manipulime të tjera të këtij personi, për të cilat jam në dijeni, pasi që jam anëtar i Kryesisë së KK “ Champion”, anëtar i Këshillit Drejtues dhe një ndër njerëzit kyç të këtij klubi.

Të nderuar prindër që sot fëmijët Tuaj ushtrojnë në KK “Champion”, uroj që mos ta kenë fatin e djalit tim, sepse Lek Markiqi shikon vetëm interesat e tij personale, e jo të garuesve e anëtarëve të klubit “Champion”.

 

 Ulqin, më 17.01.2014

Xhavit Markashi

Vendimi:

1.

Vendimi-i-karate-klub-Champion-Ulqin

Zmadho Foton

2.Vendimi:

Vendimi-i-karate-klub-Champion-Ulqin-1

Zmadho Foton

3.