OTU për herë të parë në panairin e Vjenës në 2014

January 17, 2014   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

OTU- në panairin e Vjenës 2014Panairi në Vjenë 2014

Organizata Turistike e Ulqinit për të parën herë sipas Plan Programit per vitin 2014 merr pjese ne panairin e turizmit Ferien Messe ne Vjene i cili mbahet prej 16 deri me 19 janar, me te cilin njeherit fillon edhe promovimi i ofertes turistike per kete vit. Panairi i Vjenes është panairi më i njohur internacional ne Austri i cili mbahet rreth 38 vite. Sipas të dhënave statistikore te organizatorëve këtë panair vitin e kaluar e kanë vizituar 150.000 vizitues si dhe me mijera eksperta nga lëmia e turizmit të cilët informohen për ofertën turistike në bazë të cilës zgjedhin edhe destinacionin e vet për pushim.
OTU- në panairin e Vjenës 2014-minir-karamanaga

Sipas deklarates së organizatorëve në panairin e Vjenës marrin pjesë rreth 750 ekspozues nga 70 vende të ndryshme që do të prezentojnë destinacionet më të njohura turistike.

Përveç Organizates Turistike te Ulqinit ne banakun e përbashkët te Organizatës Nacionale te Malit te Zi jane prezente edhe organizatat e Tivarit, Budves, Tivatit dhe Herceg Novit , firma nacionale Montengro Airlines, Riviera e Ulqinit, Riviera e Budves, agjensite GlobTour dhe Montenegro Travel Idea atj.

OTU- në panairin e Vjenës 2014-ana-zhivanovic

Të dhënat tregojnë që turistet austriake viteve të kaluara kanë udhëtuar shumë shpesh dhe sidomos kanë preferuar pushime të ndryshme qe kanë të bëjnë me wellnes dhe me pushim aktiv. Viteve të fundit një numër i madh i turisteve vizitojne Malin e ZI e sipas të dhënave statistikore  deri në nëntor të vitit 2013, Malin e Zi e kanë vizituar mbi 16.700 turistë nga Austria që kanë realizuar 75.000 fjetje e kjo është 6% më tepër se sa vitin e kaluar.

 

Shërbimi i OT Ulqin

YouTube Preview Image