Zyrtarët në Ulqin nën hetim te Prokuroris – Video

January 17, 2014   | Lajmet / Vijesti, Politika

Nazif-Cungu-Selim-Resulbegovic-1Ulqin, 16 janar – Prokuroria e Lartë Shtetërore e Malit të Zi ka nisur hetimet kundër kryetarit dhe nënkryetarit të Ulqinit, Nazif Cungu e Selim Resulbegoviqi për korrupsion të mundshëm. Hetimet nisën pas akuzave të ndërsjella ndërmjet Cungut e Resulbegoviqit  gjatë një debati televiziv, me ç’rast akuzuan njëri tjetrin për korrupsion.

Resulbegoviqi akuzoi Cungun se me studimin për lokacionin e Shasit, ku ka pronë private, ka përfshirë edhe 32 mijë metra katrorë të pronës shtetërore dhe kështu i ka shkaktuar dëme milionëshe shtetit.

“Ato duhet të japin vlerësimin për ekzistencën e veprës penale për të cilën ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe në procedurën e hetim të ndërmerren të gjitha veprimet operative dhe hetimore me qëllim zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave në lidhje me punimin e Studimit të lokacionit për Shas, pretendimin për disponim me 32 mijë metër katror pronë shtetërore, si dhe ligjshmërinë e procedurës së ndryshimit të Planit detaj urbanistik për këtë lokalitet”, thuhet në përgjigjen të cilën në pyetjen e “Dan-it” e dha u.d. të prokurorit të lartë shtetëror në Mal të Zi Veselin Vuçkoviq.

Me kërkesë të Prokurorisë themelore shtetërore, inspektorët policor sot do të fillojnë kontrollet për akuzat të cilat këto ditë i kanë shkëmbyer kryetari i komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, dhe nënkryetari i komunës Selim Reselbegoviq, shkruan “Dan”.

Kjo gazetë, duke u bazuar në burimeve të besueshme nga Drejtoria e Policisë, shkruan që deri në fund të kësaj jave inspektorët do të marrin nga komuna e Ulqinit dokumentacionin, i cili ka të bëjë me studimin e lokacionit për Shasin, mbasi që Prokuroria e lartë shtetërore ka kërkuar hetimin për këtë skandal korrupsioni.

Cungu ka deklaruar që prokurorit shtetëror ia ka dorëzuar komplet dokumentacionin në lidhje me Studimin e lokacionit për Qendrën eko turistike në Shas. “Së bashku me dokumentacionin i kam çuar dhe lutje Prokurorisë që, nëse është e mundur, ta përfundojnë hetimin deri në fillim e zgjedhjeve të 26 janarit, në mënyrë që opinioni deri atëherë të mësojë kush flet të vërtetën, e kush merret me gënjeshtra”, tha ai për “Dan”.

Cungu gazetarëve të hënën i ka treguar dokumentacionin sipas të cilit vendimin për punimin e Studimit të lokacionit për “Eko qendrën rurale-turistike në lokalitetin Shas” me 14 shtator të vitit 2009, me sipërfaqe prej 83 mijë metër katror, e ka marrë Gëzim Hajdinaga.
Gzim-Hajdinaga-Nazif-Cungu
“Studimin e lokacionit për Shas me kërkesë të investitorit e ka punuar sekretariati gjegjës dhe propozimin e vendimit ma ka sjell për nënshkrim. Nënshkrimin e kam vendosur në bazë të rregullores ligjore në fuqi pavarësisht se bëhej fjalë për kundërshtarët e mijë politik, sepse nuk kisha arsye të mos besoj që propozimi është në interes të qytetarëve”, tha Hajdinaga.

Ai theksoi që nga vendi i kryetarit të komunës shkoi në vitin 2011, kur në pushtet erdhi Forca e re demokratike dhe Cungu. “Për fat të keq, ne nuk ishim më tej në mundësi të punojmë në këtë. Nuk i kujtoj detajet dhe me të vërtet nuk e di a është ndryshuar më vonë ndonjë gjë në vendim”, shtoi Hajdinaga.

Në pyetjen e “Vijestit” a i ka legalizuar objektet e kompanisë në pronësi të Cungut, siç tha nënkryetari i komunës Selim Resulbegoviq, Hajdinaga theksoi që skuadra e tij ka punuar në bazë të kompetencave ligjore duke shtuar që kjo mund të vërtetohet lehtë. “Si kryetar i komunës nuk isha në marrëveshje me askënd, madje as me Cungun”, përfundoi Hajdinaga.

Koha Net

YouTube Preview Image