A. Bardhi: Xhamia e Ranës në dokumentat osmanisht të arkivit të Bashkësisë Islame Ulqin – Video

January 18, 2014   | Reportazh / Reportaža

Ali-Bardhi-Kryeimam-i-UlqinitMr. Ali Bardhi 

Duke shfletuar Arkivin e Bashkësisë Islame të Ulqinit, të bien në sy shumë  dokumenta të ndryshme zyrtare në  osmanisht, shumica e të cilëve përfshijnë periudhën e pas vendosjes së  sundimit malazez në Ulqin, pasi arkivi  i mëparshëm u shkatërrua nga rënia e  zjarrit. Nga dokumentacioni që posedojmë, dalin në pah emrat e nëntë xhamive  brenda qytetit të Ulqinit, duke filluar me  Xhaminë e Kalasë apo Qendrore, Xhami në e Çeshmes së Pashës apo Paşa Çeşme  Camii, Mahallës së Re apo Lamit, ajo e  Bregut apo Sukës, Kryepazarit apo Çarşı  Başı, Merasë së Poshtme, Namazgjahut,  Meterizit dhe në fund Xhaminë e Ranës.  Këtë të fundit, në këtë artikull, do ta trajtojmë mbi bazën e disa dokumentave të  gjetura në këtë arkiv.  Në një artikull të botuar më parë në  lidhje me themelet e para të xhamisë  në mahallën e Ranës, kemi cekur tri hipotezat e mundshme mbi themelet e  para të saj, nga ku kemi bërë një ndërlidhje ndërmjet tyre në mënyrë që të  jepet një mendim sa më i përafërt dhe  i qëndrueshëm për themelet e para të  kësaj xhamie, pasi në ato momente nuk  posedonim dokumente të mjaftueshme  për të konkluduar më saktësisht mbi të  vërtetën e saj. Në atë artikull kemi pohuar se themelet e kësaj xhamie mund  të datojnë që në kohën e kontakteve të  para me muslimanët apo me osmanët  në periudhën e vasalitetit ndaj osmanlive, në kohën e Gjergjit II dhe Ballshës  III, gjegjësisht periudhës para rënies  përfundimtare të Ulqinit nën sundimin  e Osmanlive (1571). Dhe në fund, mbi  këto themele, ku si fillim mund të kenë  qenë në përmasa më të vogla, dhe më pas xhamia mund të ketë kulmuar me  rindërtimin edhe njëherë të saj nga ana  e Ibrahim Pashë Shkodrës-Bushatllive  (1797-1809), nga e cila e mori edhe  emrin. Thënë ndryshe, themelet e saj  mund të kenë datuar shumë më përpara pashasë së Shkodrës, siç edhe flitet,  dhe ndërtimin përfundimtar mund  ta ketë arritur në kohën e sundimit të  tij. Megjithatë, e gjithë kjo mbetet në  shkallë hipoteze. Gjithashtu kemi pohuar se deri më tani, për dy hipotezat e  para nuk kemi burime të shkruara historike, ndërsa për hipotezën e tretë kemi  thënë se posedojmë një dokument  nga Arkivi Osman i Kryeministrisë në  Stamboll, i cili tregon për ekzistencën  e një xhamie në Ulqin, e ndërtuar nga  Ibrahim Pashë Shkodra, nga i cili e merr  edhe emrin, por se e kemi pasur të  vështirë që të konstatojmë me saktësi  se kjo xhami të ketë qenë ajo në Ranë.  Në këtë kuptim në bazë të dokumentacionit të gjetur në arkiv na rezulton  se xhamia e Ranës është ndërtuar nga  Ibrahim Pashë Bushatlliu (Në artikullin  e botuar në revisten Elif, Podgoricë, viti  XIII nr. 69, Prill, 2013. Fq, 63-65, dhe në  Koha Javore, Podgoricë, 16 maj dhe 23  maj, 2013, viti X, nr. 566-567, kemi parashtruar tri hipoteza të mundshme rreth  themeleve të para dhe ndërtimit të  xhamisë në mahallën e Ranës.
Xhamia-e-ranes-Ulqin

Hipoteza  e tretë është dhënë edhe nga publicisti  Mustafa Canka i cili duke ju referuar  dokumentit të arkivit-BOA në Stamboll  për ekzistencën e xhamisë së Ibrahim  Pashë Shkodrës në qytetin e Ulqinit, ka  përcaktuar vëndodhjen e saj në Mahallën e Ranës. Shih, Mustafa Canka, Ulqini  në Perandorinë Osmane, fq. 175-176 , lqin, 2012).  Kurse në këtë artikull do të hedhim më  shumë dritë mbi emrin dhe ndërtuesin  e kësaj xhamie duke ju referuar shumë dokumentave të Arkivit të Bashkësisë Islame të Ulqinit.  Ekzistojnë një sërë dokumentash të  periudhës pas Osmane që dëshmojnë  e xhamia në Mahallën e Ranës është  quajtur si Kum apo Kumluk Camii, që  në gjuhën shqipe d.m.th. Xhamia e  Ranës. Kurse xhamia tjetër e njohur aktualisht me emrin “Xhamia e Ali Pashës”  asnjëherë nuk është quajtur me emrin Xhamia e Ranës, por si “Xhamia e  Çeshmes së Pashës” apo “Paşa Çeşme  Camii”, dhe sipas dokumentacionit të  këtij arkivi tregohet qartë se figurojnë  në të njëjtën kohë si të veçuara të dyja  këto xhami me emrat “Xhamia e Ranës” dhe “Xhamia e Pashës së Çeshmes”  duke hequr dyshimet ose pretendimet  se xhamia e Ali Pashës të jetë quajtur  Xhamia e Ranës.  Në këtë arkiv ekzistojnë edhe shumë  fletë regjistrash ku jepen emrat e fiseve,  kryefamiljarët së bashku me numrin  e anëtarëve të familjes që banonin në  këtë mahallë, edhe që ishin anëtarë të  kësaj xhamie, ku edhe këtu del në pah  emri i vërtetë i kësaj xhamie si “Xhamia  e Ranës”. Po i njëjti emër vërehet edhe  në fletëpagesat e pagave të imamit, muezinit, mytevelisë apo në të hyrat dhe  shpenzimet tjera që kanë të bëjnë me  këtë xhami. Nga këto dokumente del në  pah edhe mektebi, vakëfi me të ardhurat  e veta, si edhe emrat e disa prej imamëve, muezinëve e mytevelive të saj. Duke iu referuar një dokumenti në osmanisht, të gjetur në Arkivin e Bashkësisë Islame të Ulqinit mbi të hyrat dhe  shpenzimet e xhamisë së Ranës për vitin  1330 rumi / 1914, mund të bëhet lidhshmeria me hipotezën e tretë të artikullit  të mëparshëm, të cilën e kemi bazuar  në një dokument të Arkivit Osman të  Kryeministrisë në Stamboll, nga ku kemi  thënë se në Ulqin ishte ndërtuar një  xhami nga ana e Ibrahim Pashë Shkodës  nga i cili e mori edhe emrin, dhe se në  shërbim të saj të ketë lënë si vakëf edhe  katër magazina në Shkodër. (vijon)

Koha Javore

YouTube Preview Image