Fondacioni “Studenti” shpall Konkurs shpërblyes

January 18, 2014   | Kulturë / Kultura

Fondacioni Studenti-1Në kuadër të realizimit të projektit “Ruajtja e identitetit përmes veprimtarisë krijuese”, Fondacioni “Studenti” shpall

 

Konkurs shpërblyes

 

nga krijimtaria letrare dhe figurative, me temë “E sotmja bisedon me të ardhmen”.

Të drejtë pjesëmarrjeje në Konkurs kanë studentët shqiptarë në Mal të Zi dhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe në Mal të Zi.

Çdo pjesëmarrës mund të konkurrojë vetëm me një punim.

Eseja duhet të jetë deri në 1500 fjalë.

Punimet (në të dy kategoritë) do të vlerësohen nga juritë profesionale.

Punimet më të mira do të shpërblehen.

Punimet duhet të dërgohen me shifër në adresën: Fondacioni “Studenti” (z. Hajredin Kovaçi), 85 366 Katërkollë.

Afati për dorëzimin e punimeve është data 15 shkurt 2014.

Për informacione më të hollësishme mund të kontaktoni në numrin e telefonit 069 034 288 apo në adresën e e-mailit: fondacioni_studenti@hotmail.com

Ismet Kallaba