Pasanikët e estradës shqiptare

January 18, 2014   | Lajmet / Vijesti

gjyste-vulaj_ulqinNga Kastriote Bajrami

Sikurse politikanët, ashtu edhe pjesa dërmuese e personaliteteve të artit janë pasuruar brenda një periudhe të shkurtër. Por për dallim nga politikanët, një pjesë e madhe e artistëve janë pasuruar falë zërit dhe popullaritetit që kanë në skenën muzikore. Falë çmimeve të larta nëpër koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore, këngëtarët po përfitojnë bukur shumë dhe vlera e pasurisë së tyre kap me miliona euro.

Por edhe pse posedojnë këtë pasuri, pjesa dërmuese e tyre nuk preferojnë të flasin në publik. Të paktë janë ata që janë të hapur në opinion. Njëra prej tyre është këngëtarja Gjyste Vulaj e cila cilësohet si një milionere e estradës muzikore.  “Unë nuk e mbajë të fshehur pasurinë time të cilën ma ka dhuruar Zoti dhe natyrisht që tërë pasurinë që e posedojë e kam arritur me shumë mund. Sa i përket investimeve, kam shumë vende, patundshmëri të madhe në bregdetin e Ulqinit, kam vilën 4 kate “Rozana” me pishinë moderne në Ulqin.
Gjyste-Vulaj-Ulqin

Kam tarracën e Belvederit po në plazhin e vogël që zhvilloj biznes qe 8 vjet.

Kam toka me sipërfaqe të madhe në plazh të vogël dhe në plazh të madh. Po ashtu në lumin Buna kam edhe shtëpizë vikendi prej druri. Në Tuz kam shtëpinë 2 kate, tokë sa të duash. Po ashtu kam edhe audio-studio për incizim ‘Prosound Rozana’ që 20 vjet. Ndërkaq një pasuri tjetër e kam edhe në Gjermani, një shtëpi trekatëshe me një oborr të madh. Kam një hotel, dhe një restorant në Gjermani”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Gjystja ka edhe 28 punëtorë që kryesisht punojnë gjatë sezonit verorë, ndërsa në shtëpi ka dy femra që kujdesen për pastrimin e shtëpisë. Pasuri tjetër e Gjystes janë edhe disa vetura që kushtojnë me mijëra euro. “Kam disa vetura, motorskafa, të cilat i kam blerë mjaftë shtrenjtë”, shton ajo. Edhe pse posedon tërë këtë pasuri, për Gjysten pasuria më e madhe vazhdon të mbetet familja dhe shëndeti. “Çdo gjë është 0 kur s’ke shëndetin e mirë, në fakt shëndeti i mirë dhe jeta s’blihen me para”, thotë ajo.

meda

Meda, i pasur por edhe bamirës

Edhe këngëtari Mehedin Përgjeçaj i njohur si Meda nuk ngurron të bëjë publike pasurinë që ka. Në fakt Meda edhe pse është i pasur, një pjesë të pasurisë e ndanë me skamnorët. Meda përveç shtëpisë në Hajvali, ka edhe një shtëpi dhe një restorant në Gjermani të cilin thotë se e ka hapur para 3 muajve.

Ai nuk e mohon vlerën e përfitimeve që ka nga mbrëmjet dhe koncertet muzikore por vetëm me këto të ardhura ka arritur të bëjë këtë pasuri. Para disa viteve Meda ka ndërtuar 4 shtëpi për familjet skamnore, përderisa ende vazhdon të mbajë disa familje. “Nuk mund ta fshehë pasurinë kur të gjithë e dinë.

Unë nuk e mohoj këtë pasuri që e kam për të cilën i falënderohem Zotit i cili më ka dhuruar një zë për ta fituar me djersë paranë. Por edhe këtë që e fitoj preferoj ta ndajë me të tjerët”, shprehet ai. Ndër këngëtarët e pasur është edhe këngëtari Shkëlzen Jetishi i cili ka një restorant modern në Gjakovë. “Xeni Imperial” një restorant i ndërtuar me një stil modern, por që këngëtari në të ardhmen planifikon ta bëjë hotel.

Xeni-Imperial

“Restorantin e kam ndërtuar kohëve të fundit, kam investuar shumë në të dhe të them të drejtën ende jam duke paguar kredinë. Restoranti është mjaftë modern dhe mendoj ta bëjë edhe hotel”, thotë Xeni. Pasuri tjetër e Xenit është edhe vila në Brezovicë të cilën e posedon tani e 3 vjet.

Adrian-Gaxha

Ngurrojnë të tregojnë për pasuritë e tyre

Këngëtari Ardian Gaxha ka një vilë në vlerë prej 1 milion eurosh, bashkë edhe me një studio që këngëtarit i ka kushtuar rreth 50 mijë euro. Mirëpo këngëtari nuk ka preferuar të flas për pasurinë e tij. Dy motrat Mustafa rangohen në këngëtarët e pasura, ato tani e disa vjet kanë hotelin “Estrada”. Janë disa emra të njohur të skenës muzikore që kanë biznese të vogla, por disa prej tyre nuk i bëjnë publike.

Këngëtarja Rovena Stefa përveç produksonit të saj “Te Rovi” të cilin e ka hapur në Kosovë, ka edhe një restorant në Durrës. Këngëtari Labinot Tahiri cilësohet si një këngëtarë që fiton bukur shumë nga profesioni i tij i këngës. Ai në Ferizaj tani e disa vjet ka pub-in “Buzzbar” për të cilën thotë se ndjehet i kënaqur për faktin se aty mund të takohet edhe me adhuruesit e tij. Këngëtarja Gili tani e disa muaj ka hapur sallonin e ondulimit “Prishtina”.

Këngëtarja Linda Halimi e cila punon dhe vepron në Amerikë gjatë vitit të kaluar nisi biznesin e saj të ri duke hapur disa qendra dobësimi në disa qytete të Kosovës. Estrada jonë ka edhe shumë pasanikë të tjerë, emrat e të cilëve ata nuk deshën t’i bëjmë publike.

Zëri

YouTube Preview Image