Teuta Selimi ne duet me Korab Jetishin

January 18, 2014   | Lajmet / Vijesti

Teuta-SelimiTeuta Selimi ka realizuar një duet në bashkëpunim me Korab Jetishin i cili titullohet “Non Stop”.

Këngëtarja duket e kënaqur me produktin përfundimtar të këtij bashkëpunimi, dhe gjatë një prononcimi për Zëri ka thënë se shpreson ajo të pëlqehet edhe nga publiku.

“Kënga përmban një tekst mjaftë të qëlluar, është një baladë e përgatitur mjaftë mirë dhe shpresoj që do të pëlqehet në publik”.

“Kënga ka për tematikë një dashuri të dështuar që fatkeqësisht është prezente tek shoqëria jonë. Kemi punuar me mjaftë përkushtim në këtë videoprojekt”, ka thënë Teuta për “Zëri”.

Kënga tashmë është lansuar edhe me videklip, i realizuar nga produksioni “Imagine”.

Zëri

YouTube Preview Image