Nika: Çfarë zbuloi kontrolli shtetit në vitin 2007, për buxhetin 2005…?!!!

January 19, 2014   | Opinione

Muhamet-NikaShkruan:Muhamet Nika

Pas interpelancës, që bëri , atëherë, Partia e Prosperitetit Demokratik, në adresë të kryetarit të  komunës  , për parregullsi, shtetit iu desh,  të bëjë një kontroll,  financiar, për çka hartoi edhe një dokument.

Dokumenti, i Kontrollit   të Shtetit, i tëri , ka  30 faqe tekst dhe është  i ndarë në kapituj, nga të cilat  po veçojmë duke komentuar , atë që është më e rëndësishme në te. Po e nisim, këtu, duke veçuar, disa vlerësime të kontrollit,  si vijon:  Në faqën (4),  thuhet se të dhënat e  evidencës së kontabilitetit janë të pa  rregullta….mungon nxjerrja e dispozitave që përcaktojnë lëmin e kontabilitetit ..?! Sipas librave të kontabilitetit,  gjendja e mjeteve  në të holla, nuk përputhet me  ekstratet e bankave( por, shtrohet pyetja- ku janë parat..)?!!…. Tjetër , në te thuhet :Ka pasur çuarje parash, të cilat , në evidencën e kontabilitetit  nuk dëshmohen si shpenzime , si ai i shumës prej 944, 78 e (  të nxjerra, prej gjirollogarisë, më 19 .02. 2005, që përshkruhet si tatim në të hyra të personave fizik dhe shuma prej1.000,00 e( e çuar nga  arka e komunës, me 22.03.2005….?!!  Në faqen(6),  për nevojat e zjarrfikësve me bankën e Podgoricës lidhët kontratë për kredi, prej 93 mijë euro, nga këto 16 mijë euro i ka dhënë qeveria, të cilat , figurojnë edhe se kanë hy edhe se kanë dalë, kurse pjesa, prej 76 mijë eurove nuk ka hy në buxhet , ku thua janë këto pare…. Faqja (6),   kontrollit  të shtetit, shihet,  se nuk iu dorëzua evidenca e pasurisë, së pa tundshme, borxhet etj.. Faqja(7)  se nuk është bërë rebalanci i  buxhetit, organi kish harxhuar dhe nuk kish pyetur ..

Për patundshmëritë…, faqja(11), rrumbullakuar, me pak fjalë, thuhet, se me kalimin e kompetencave nga republika , për mbledhjen e të hollave, nuk mbahet regjistër i plotë …?!!! Fjala është, për objektet ndërtimore, që duhet, ti pagujnë taksë komunës…Ai ekziston , vetëm për objekt, e jo për tokë rreth objektit. Kurse, pronarëve nuk u dorëzohen vendimet për pagesë, ose janë tepër të mangëta. Gjithashtu, thuhet, se  me kalim të kompetencave , nga republika në njësinë vendore, nuk   janë vënë  lidhjet me   Sektorin e Tatimimeve  të Malit të Zi,i cili disponon me të dhënat  se kush i ka borxh komunës…Nuk bëhet, harmonizim i rregullt i  regjistrit të komunës , me regjistrin e republikës për obligatorët…Nisur , nga ky mos efikasitet – njeriu, mund të pyes…, a ka vend për të kërkuar decentralizimin e më tutjeshëm  të  pushtetit- kur dikujt i mundësohet, që të mos e paguaj….?!!!

Taksa turistike , Faqja(13),  sipas ligjit, konstatohet, që kjo taksë,  i takon organizatës turistike , sipas proporcionit , 80 për qind , organizatës lokale turistike,20 për qind, organizatës nacionale. Por , konstatohet, që kjo taksë, nuk harxhohej, sipas qëllimit, të saj, sepse organizata ish e pa formuar, dhe propagandën e saj , mundohej , ta bëjë kryetari i komunës me sekretarin e ekonomisë , duke harxhuar aty ku nuk duhej…Konstatohet,  se vetëm , për 3 ditë  qëndrim në Kosovë, kishin  shpenzuar 14 mijë euro…?!!

Taksa, për shfrytëzim të tokës ndërtimor faqjq(14)…, thënë  me disa fjalë, kjo  taksë , i përket të mblidhej , nga sekretariati, për veprimtari, komunale i komunës, por , me marrëveshje, taksën e tillë , e mblidhte, “Komunalija”, e cila duhej ti jepte të dhëna mujore , sekretariatit përkatës, për realizimin e saj, me gjithë atë, sekretariati, përkatës, nuk e kishte bërë këtë, sepse thuhej që ish lënë të bëhej në fund të vitit..?!!!  Në fund të vitit, sekretariati përkatës,  nuk kish mundur, të dëshmojë, se  kish hartuar një kontratë  të  tillë …?!!! Ajo mungonte…?!!!Për pagesën  e taksave, rreth shfrytëzimit të tokës ndërtimore,  nga ana e  kompanive  për vitin 2005, dhe personave fizik(qytetarëve), thuhej se ishin dhënë 76 vendime, mirëpo mbi bazën e të dhënave që  u siguruan nga punëtori, i cili ishte , i obliguar , rreth  përcjelljes së pagesës , vërehej se nuk dihej qartë se kush ish person fizik dhe person juridik…. Tjetër, sipas kontrollit, thuhej, që nuk përputhej shuma e  kompensimit të paguar komunës, me  dëshmitë e lëshuar për pagesë ….., dikush, siç shihej, kishte marrë leje  për pagesë , pa bërë pagesën…?!!!   Kurse , për mos shlyrje, të kësaj takse, gjatë këtij viti , organi, nuk kishte , ndërmarrë as një hap,  për  pagesë me dhunë( mundësi që ta jep ligji), përveç një rasti, dhe ai  ishte bërë si kompensim…Dashtë  zoti, e tani , të qëndrojë puna më mirë…?!!! Rezyme, e gjithë kësaj, Sekretariati, për veprimtari, komunale ka pasur mundësi, që “dikuj “ t’ia   bëjë pagesën si qytetarë, në vend se si kompani- që është më e ulët, ose në rastin , më ekstrem , të mos e  paguaj fare shumën e  të  hollave të parapara me ligj…?!!!

Kompenzimi për rregullim dhe  ndërtim të tokës ndërtimor, faqja(15) , kjo pagesë ,  përfshinë pagesat , që ndërtuesit(investitorët) , paguajnë vetë, ta zëmë,  për  vënien e ujit, dritave, asfaltit e tj,  në zonat ku punët e tilla, komuna nuk i ka bërë. ..Këto të holla, i takojnë 100 për 100  të mblidhen nga komuna me ligj, por , kontrolli , kish konstatuar, që nuk ishte punuar asgjë në letra, duke mos  nxjerrë, asnjë vendim paraprak , në pajtim me ligj nga kuvend i komunës, i cili është dashur, të nxjerrë vendimin, sipas ligjit , në afat, prej 6 muajve…, pas ndryshimit të tij?!! Paret,  sipas kësaj metode, i binte  të merreshin nga qytetarët, krejtësisht, në mënyrë të paligjshme ….  Kontrollit të shtetit,  i ishte thënë, se investitori,  me komunën , lidhte kontratë, për rregullimin e tokës ndërtimore, me të cilën , përcaktoheshin, dinamika e pagesës, struktura, vëllimi dhe afatet e punëve  të bëra për një investim, mirëpo, organi përkatës,  nuk kish , pasur mundësinë, siç thuhej, të dëshmojnë, para kontrollit, të paktën, se si dukej një shembull i  kontratës së  tillë,  …?!!!  Kështu, në lidhje me  këtë tip kontrate, nuk dihej, se çfarë ndodhte, në se kontrata prishej…?! Atë herë , athua parashihej që  të paguhej fjala bie kamatë për dëm i cili shkaktohej si pasojë e prishje së saj…?! Gjithashtu, në këtë aspekt, nuk parashiheshin   kurrë farë masash, në se nuk respektoheshin marrëveshjet , me investitorin.

E për habinë  tonë më të madhe, evidenca e pagesës, bëhej sipas kontrollit, “ruçno- me dorë”…?!!!, Që kuptohet, se lente, mundësinë, të thuhet, sipas nesh, dhe gjithkujt, që  shumën, fjala bie: “ E kam pagu, se ke pagu”, “ Ta kam dhënë, s’ma ke   dhënë,”… për të mos thënë, na ruajt zoti, edhe këtë: “ Ma nep se po ta nap…”,” ta kam dhënë e ta nap prap etj.,  etj.  si kto…?!!!!

Gjithë ashtu, nëpunësi i ngarkuar, për pagesë të  te hollave,  evidencën e bënte, mbi bazën e “priznnicave” që tregonte borxhliu, mirë po , që për rrezik, nuk përputhej shuma e “priznanicave “me paret, që kishin hy në kasë..?!!  Për ta marrë vesht këtë, sa  më mirë edhe  serbisht, po themi: Naplata i knjiženje- razlika?! Ko nije platio-  a uknjižen?!   Kurse në raport të kontrollit, në kapitullin: Të hyrat tjera, faqja(16,) Rreth , kësaj kategorie , të te hyrave, kontrolli, thuhej, nuk pati, gjithashtu , mundësi, të vijë te të dhënat e sakta, sepse atij , nuk patën , çfarë t’i, tregojnë, si dëshmi…, rreth asaj ,që kishte, të bënte, me: paret e mbledhura, nga shitja e tokës(placave),transferi i  të të hollave…, ( d.m.th. Filanit i kam unë  borxh- komuna  më ka mu borxh- por borxhin tim, komuna ia paguan filanit…)- Pra, kur dikush është borxhli i keq, ia nxjerr borxhin , përmes më të fortit?!! Gjithashtu , cekët, se si Komuna e Ulqinit, me një vendim , të paligjshëm të Sekretariatit  për Buxhet, Financa, nga  viti 1999….?!!!   obligonte qytetarët,  që të paguanin një  taksë, në emër të stërpikjes, së mushkajave ?!!! Nga këndi ynë, mendojmë, se pas “aferës së mushkajave”, edhe pse paret , u merreshin, qytetarëve, ata, nuk guxoi, kush t’i stërpikë….?! Po

Tjetër, gjithashtu, kontrolli, cekte, se ishte i penguar, rreth mjeteve të mbledhura, për shitjen e tokës, sepse mungonte komplet dokumentacioni i vitit 2005?!!! Punët e shitjes, janë nën  kompetencat e Sekretariatit për Mbrojtjen e Pasurisë, mirëpo , kontrollit, rreth shitjes, së tokës,   i ishin dorëzuar vetëm , 3 kontrata për shitblerje- por të cilave u mungonte, vula e gjyqit përkatës-bashkë me aneks…Këtu, me siguri, çështja duhet të lidhet, me “Masakrene e Shtojit “ si shitje e cila , shitej , pa tender…., siç parasheh ligji?!!! Por , nga këndi ynë, inspektorët, nuk i kishin hyrë punës, që a ish shitur toka me vendim , të Kuvendit…?! Sepse, rezulton, që shitja ishte e paligjshme, jo sepse  , mungonte  vula e gjyqit përkatës. Dihet  se tokën, e komunës, nuk e shet gjyqi…?!!

Të hollat nga huat dhe kreditë…?!!!  Gjatë vitit, 2005 , komuna kish marrë do kredi afat shkurtra, por që me plan nuk parashiheshin….,  gjatë vitit u nënshkruan 4 kontrata, me një vlerë , prej 11o.ooo,oo e., mirëpo kontrolli, vërteton, që kësaj pune , nuk i kish parapri, vendimi i Kuvendit( Za sve se pita parlament, pa i za kratkoročni kredit)…?!  Gjithashtu, rreth kredive, konfirmohet, se  komuna, nuk bënte  evidencë  për shumën e marrë të kredisë dhe huave…, që ishte në kundërshtim , me Ligjin, për Financim të Qeverisjes Lokale neni 63 alineja 2. Sipas , mendimit tonë, dikush, ka mundur, të çojë edhe ndonjë kredi private…

Te investimet kapitale, shkelje ligjore, u hetuan,  rreth adaptimit të ndërtesës, për të cilën , nuk  ish sjellë vendim për tender( por si pas qejfit), e që ish në kundërshtim, me ligj , kurse materiali i shpenzuar, sipas specifikimit, nuk i përshtatej, natyrës së investimit(  p.sh. fjala bie, sipas nesh,  në vend të gëlqeres, figuronte se ish ble frigorifer…?!!! Ndërsa, rreth, kalldrëmimit të qytetit, dhe  vendosjes së Trafos nuk kish dokumentacion…,  e shumë e shumë gjëra si këto e më të vogla për të cilat raportoi  kontrolli i shtetit, por për të cilat, as kuvendi as kryetari i komunës nuk njoftuan me shkrim  prokurorin, siç bënë për disa 10 tra mijë metra katror për të cilat dyshohet në Shas..???!!!Personalisht, mendoj, që nuk është vonë, pas kësaj që ndodhi, të thirrët, prokurori edhe për këtë çështje. Me ligj,  çështjet financiare nuk plaken kurrë ?!! Le tu shkohet , njëherë , gjërave deri në fund ..?!! Ose të presim, e të besojmë në fjalën e urtë e cila thotë prej çubës madhe nuk del lepuri, por vetëm ujku….?!!! Thirrja e prokurorisë është çubë e madhe….?!!!