Safet Beci: Partitë Shqiptare të deklarojnë a do të shkojnë me PDS

January 19, 2014   | Politika

Safet-Beci-pozitivna-crna-goraEdhe pse disa herë në mënyrë publike kemi kërkuar që të deklarohen, liderët e Forcës, PD-së dhe UDSH-së kurrësesi të thonë se a do të bëjnë koalicion mbas zgjedhjeve me PDS-në?!

Meqenëse dita e zgjedhjeve afrohet, do të ishte korrekte të ndalonin me krijimin e konfuzionit në publik, të cilët vite me radhë i mbajnë me premtime boshe dhe të precizojnë veprimin e vet pas zgjedhor sa i përket koalicioneve. Atë që dikush shkon nëpër çarshi dhe flet që duhet të ju jepet edhe një shans, sepse ato kësaj radhe nuk do të shkojnë me PDS-në por mendojnë për koalicionin e madh „të Ulqinit“ ku nuk do të ketë vend për PDS-në, duket si edhe një mashtrim parazgjedhor që i përgatisin qytetarëve.

Në mënyrë që qytetarët e Ulqinit të mos bihen në situatë të njëjtë si mbas zgjedhjeve parlamentare, kur votat janë fituar me retorik të fortë opozitare dhe kritika të ashpra në punën e Qeverisë, e pastaj e gjitha është derdhur në konton e PDS-së pa ndonjë arsyetim të mirë, është e nevojshme që ti sqarojmë gjërat.

Të marrësh vota me muhabetin që nuk do të shkojmë me PDS-në, e pastaj të vrapojnë në përqafimin e tyre, të harrosh dhe të thuash, „a din si, nuk kishim mundësi tjetër ose nuk kemi me kë tjetër“, politikisht është e pamoralshme. Për këtë arsye MZ Pozitiv dhe lista „Me zemër për Ulqin“, si partner natyral i partive nacionale fton liderët e tyre që të deklarohen mbi këtë çështje sa më parë të jetë e mundur. Ne jemi subjekt i ri politik i liruar prej të gjitha paragjykimeve dhe me këtë rast ftojmë për bashkëpunim të gjithë ato forca politike të cilat nuk janë të gatshme të shesin interesin e qytetarëve të Ulqinit për interesa personale afatshkurta, në mënyrë që bashkërisht të ndërtojmë të ardhme më të mirë dhe më të ndritur të qytetit tonë. Nëse nuk dëshirojnë, atëherë  është e qartë që të votosh për ato apo për PDS është krejtësisht e njëjtë, thuhet në fund të kumtesës të cilën e ka nënshkruar nënkryetarit i Këshillit komunal të Malit të Zi Pozitiv në Ulqin Safet Beci.

Burimi: Mali i Zi Pozitiv