Kroacia anashkalon Sarajevën për ndërtimin e një ure në territorin e Bosnjës – Video

January 21, 2014   | Bota

Ura-Peljeshac-DubrovnikKroacia ka vendosur përfundimisht të ngrejë iniciativën zyrtare për shmangien e kalimit nëpër territorin e Bosnjës e Hercegovinës, në relacionin Rijekë – Split – Dubrovnik – në Neum, duke u lidhur përmes urës që do të ndërtohet dhe do të lidhë tokën me ujdhesën Peleshac dhe përsëri me urë tjetër të bëhet kalimi në tokë.

Kjo në rend të parë bëhet për të përfunduar autostradën e planifikuar Zagreb-Split-Dubrovnik, që tani për tani është e pamundur për shkak të daljes së Bosnjë e Hercegovinës në deti, në komunën Neum, që bën ndërprerje.

Në Ministrinë e transportit të Kroacisë, kjo ide e kamotshme, në formë projekti përfundimtar do ti dorëzohet Komisionit Evropian, me kërkesën e tyre si zgjidhje më e mirë e këtij problemi dhe nëse Komisioni Evropian do ta miratojë, kjo urë do të financohet nga UE-ja.

Zyrtar të lartë të Qeverisë kroate kanë deklaruar se Kroacia ka vendosur që ura të ndërtohet. Në Ministrinë e detarisë, transportit dhe infrastrukturës, dorëzimi i projektit parastudimor është me qëllim të miratimit nga UE që me automatizëm nënkupton  edhe financim nga UE-ja. (INA)